Kronikë

Aksident në Greqi, humb jetën 5-vjeçarja shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 11/05/21 |
Opi Nion

Një vajzë 5-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë të regjistruar në qytezën Lechaina në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa 5-vjeçarja e quajtur Klaudia mblidhte lulëkuqe në anë të rrugës. Një makinë e përplasi dhe e tërhoqi zvarrë për disa metra duke i shkaktuar dëmtime të rënda vogëlushes. 5-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin e Patras, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Prindërit e vogëlushes Bledi dhe Dorina, shqiptarë me origjinë, jetonin në Greqi për më shumë se tridhjetë vjet.

Sikurse raportojnë mediat greke çifti ishte duke punuar së bashku me punëtorë të tjerë në serrat e shalqirit në zonën midis Droselit dhe Moschonerit në kohën që ndodhi aksidenti. Ata kishin marrë me vete vajzën e tyre të vogël Claudia e cila sapo ishte kthyer nga kopshti, ndërsa djali i tyre ishte në shkollë të mesme./Opinion.al

Pas