Kronikë

Durrës/ Goditet grupi i kokainës, policia qëlloi në ajër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 11/05/21 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka zhvilluar ditën e sotme një operacion antidrogë  në lagjen nr.13, ‘Plazh’.

Bëhet me dije se qëllimi i autoriteteve policore të Durrësit ishte arrestimi i një grupi që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit dy prej presonave të cilët ishin nën shinjestrën e efektivëve të policisë kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë tentuar të largohen.

Në përgjigje të këtyre personave, njëri prej efektivëve të policisë ka qëlluar me armë në ajër për t’I neutralizuar.

Ndërkohë që njoftohet se policia ka prangosur dy persona , V.M 29 vjeç dhe E.SH 30 vjec, teksa ka sekuestruar deri tani rreth nje kilograme kokaine.

Policia gjithashtu njofton se operacioni vijon./Opinion.al

Pas