Kronikë

Aksident në Fier, plagosen tre persona


               Publikuar në : 19:06 - 23/05/19 |
Opi Nion

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur, si pasoj i një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Fier.

Mësohet se të rinjtë ishin duke udhëtuar në aksin rrugor Fier-Kraps kur makina ka dalë nga rruga, duke rënë më pas në një lartësi prej 10 metrash.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat, bëhet me dije se një prej të rinjve kishte marrë makinën “Renault” pa dijeninë e prindërve.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 17:00,  në vendin e quajtur “Kraps”, shtetasi  A.A, 15 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar mjetin  tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç banues në Kraps, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.

Pas