Kronikë

Aksident në Dajt, makina del nga rruga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:40 - 29/08/21 |
Opi Nion

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dielës pranë hyrjes së Parkut të Dajtit. 33 vjeçari me iniciale A.LL, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar ai vetë dhe pasagjerja, shtetasja J. J., 22 vjeçe. Dy të plagosuri ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas