Kronikë

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, plagosen 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:40 - 23/08/21 |
Opi Nion

Dy automjete janë përplasur në autostradën Vlorë-Fier mbrëmjen e sotme.

Nga njoftimi zyrtar mësohet se ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur  3 persona.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pas