Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në autostradën Kolonjë-Lushnje, në Savër. Sipas policisë, A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
“Në autostradën Kolonjë-Lushnje, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al