Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 15/09/22 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave, mes tyre dhe një i mitur është regjistruar ditën e sotme në askin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon tip “Sprinter” me drejtues shtetasin B.H dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Gj.M.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur tre pasagjerët e makinës “Volkswagen”, Gj.M.,20 vjeç, 14-vjeçari A.M dhe 48-vjeçarja M.M.

Ata u dërguan në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen  e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

 

Pas