Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person dhe dyshohet se janë plagosur 4 të tjerë (mes të cilëve edhe një shtetase e huaj), të cilët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar tre autoambulanca, dy mjete të shërbimit Zjarrfikës, që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet dhe transportimin e tyre në spital.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Policia, e cila po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

















