Një aksident me vdekje është regjistruar në Peshkopi në vendin e quajtur “Kuben”. Policia bën me dije se një 69-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit H. V., është arrestuar në flagrancë nga policia.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 69 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në vendin e quajtur “Kuben”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor ende të paidentifikuar”, njofton policia.