Aktualitet

Ndahet nga jeta profesori dhe ish-ministri i Bujqësisë Haxhi Aliko



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 18/08/22 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare pedagogu dhe personaliteti i Shkencave Veterinare në Shqipëri, Haxhi Aliko. Lajmi është bëri i ditur nga Mjekësia Veterinare Shqiptare në një status në rrjetin social “Facebook”.

Aliko ka pasur një karrierë të spikatur në fushën akademike por gjithashtu ai është angazhuar edhe në politikë, ku është zgjedhur deputet, e më pas është emëruar ministër i Bujqësisë, në qeverinë e Bashkim Finos në vitin 1997.

Jeta e profesor Alikos është e lidhur ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në të cilin u shkollua dhe zhvilloi karrierën akademike 35-vjeçare.

Ai filloi karrierën akademike si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i lëndës “Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore”, përgjegjës i Katedrës “Fiziologji-Biokimi” për 16 vjet dhe deri në Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës për 4 vjet.

“Si pedagog, Prof. Haxhi Aliko ka qenë kompetent i padiskutueshëm në lëndën e fiziologjisë dhe njëherësh tepër metodik e serioz në raport me studentët. Njohuritë e thella, qetësia dhe elokuenca në përçimin e njohurive si dhe formimi i tij kulturor universal, ishin tiparet dalluese që i dhanë atij statusin e një profesori autoritar në mjedisin universitar.  Prof. Haxhi Aliko ka shumë vlerësime, tituj e dekorime në jetën e tij dhe është një nga personalitetet me gjurmë të pashlyera në historinë e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.!”-shkruan Mjekësia Veterinare Shqiptare.

Pas