Kronikë

Aksident me vdekje në aksin rrugor Korçë-Pogradec



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:52 - 19/11/22 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20 në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, ku një automjet tip “Audi” , ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. R., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

“Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Pas