Kronikë

Aksident me motor, ndërron jetë në spital 31-vjeçarja nga Izraeli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 31/08/19 |
Al Do

Një shtetase nga Izraeli ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Ajo po udhëtonte si pasagjere në një motor që drejtohej nga një person që e shoqëronte i cili ishte gjithashtu nga Izraeli.

Ata janë përplasur me një mjet tip “Toyota” dhe në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”. Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit “u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës,  ku shtetasja M.N., 31 vjeçe, ndërroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën”.

Policia ka ndaluar për këtë ngjarje drejtuesin e Toyotës, F.M., 30 vjeç,  banues në Elbasan, dhe drejtuesin e motorit, N.S., 42 vjeç,  banues në Zefat, Izrael. /Opinion.al

Pas