Kronikë

Aksident i rëndë në Lushnje, 2 të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 08/03/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”.

Policia njofton se shtetasi A. S., 51 vjeç,  duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet.

“Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan””, njofton policia.

Ndërkohë është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas