Kronikë

Aksident i katërfishtë në Rinas, çfarë njofton policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 21/09/21 |
Opi Nion

Dy aksidente në pak kohë distancë nga njera-tjetra kanë ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.

Bëhet me dije se një aksident i katërfishtë është regjistruar sot në rrugën e Rinasit. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë 4 mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe prej kësaj ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, rreth orës 13:40, në Rrugën e Durrësit, mjeti me drejtues shtetasin me inicialet J. M, ka përplasur motomjetin me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas