Kryesore

Kurti: Vendimi për targat nuk është provokim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 21/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar për vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet që kanë targa të Serbisë e që hyjnë në territorin e Kosovës.

Kurti tha se në asnjë vendkalim kufitar dje e sot nuk ka pasur incidente dhe se vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës sipas tij ka qenë profesionale, korrekte e efikase.

“Pra, ose do t’i mbajmë ato lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, ka thënë Kurti në takim me ambasadorët e Quint-it.

Ambasadorët dhe kryeministri Kurti ranë dakort për ruajtjen e paqes dhe qetësisë në rajon.

Pas