Kronikë

Aksident i 4-fishtë te rrethrrotullimi i Selitës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 07/01/22 |
Opi Nion

Një aksident i 4-fishtë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet. Paraprakisht mësohet se 4 automjete janë përplasur në Unazën e Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar pasagjerja M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen M. J.

Më datë 07.12.2021, rreth orës 15:00, në Unazën e Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit M. J., L. K., E. H., dhe K. V.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen M. J.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia./Opinion.al

Pas