Kryesore

“Ahmetaj ishte shkarkuar prej kohësh”, Meta: Ka kaluar koha e shkarkimit të Ramës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 26/07/22 |
Opi Nion

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët edhe për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se këto janë lojëra për të përfituar kohë, pasi sipas tij, radhën e kishte Rama.

Meta tha se Ametaj ishte shkarkuar prej kohësh.

Ka kaluar koha e shkarkimit të zotit Rama. Këto janë lojëra për të përfituar kohë për t’i futur në një tenelatë. Ai është shkarkuar prej kohësh. Ngaqë populli e kuptonte që opozita kishte rënë nën të. Nuk kishte çfarë të bënte për të ngritur një qeveri demokratike mbi gërmadhat e Rilindjes së mashtrimit. Emrin Rilindje e bëri për mashtrim. E shikoni vetë se çfarë kërdie bëjnë përditë. Pavarësisht se janë socialistë, e kuptojnë dhe e ndiejnë që ky është një regres për vendin dhe shoqërinë. Pavarësisht se punojnë në sektorë të ndryshme. Vjedhin në mënyrë të papërgjegjshme”,-tha Meta.

Pas