Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agolli e Kadare si Salieri dhe Moxarti

2017/02/08 at 5:47 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Agolli e Kadare si Salieri dhe Moxarti

Nga Ilir Babaramo


Driteroi si të gjithë pijetarët ishte babaxhan, me një rreth të jashtëzakonshëm të njohurish. Ky është një nga shkaqet e kësaj empatie që pasoi ikjen e tij nga kjo botë. Por shkaku kryesor mbetet fakti se ai është një nga shkrimtarët më të njohur shqiptarë dhe një nga figurat publike më influente gjatë 50 viteve të fundit.

Gjithcka do kishte kaluar në heshtje, paqe që imponon rruga drejt amëshimit nëse demonët e së shkuarës nuk do ishin përfshirë. Duke përdorur pushtetin që ka kodi i vdekjes, këta të fundit bënë betejën finale në luftën që e kanë humbur dhe në kohën kur kishin në dorë frikën e plenumeve të PPSH dekada më parë.

Ish- kryetarë kooperative, pinjollë të bllokut që kanë trashëguar huqin e shkrimit të biografive të të tjerëve edhe tani që nuk ua kërkon askush , zyrtarë të lartë që dikur talleshin me “Nënë Shqipëri” në tavolina intelektualësh dhe tani nuk e kanë problem për ca vota më shumë të shkruajnë hartime rrënqethëse për Dritëroin dhe më pas të drekojnë me narkotrafikantë, u bënë të gjithë bashkë për të korrigjuar një padrejtësi sipas tyre.

Shumë syresh u përpoqën të rihapin pas 30 vjetësh debatin më të pa vend , mu mbi arkivolin e Dritëroit, më absurden garë në atë cast: kush është shkrimtari më I madh shqiptar. Shpirti I Dritëroit duhet të ketë ndjerë bezdi nga kjo qasje, pavarësisht se egoja e krijuesit është forca më e madhe që lëviz qytetërimin.

Por jo , mu atu para lotëve të familjarëve të Dritëroit duhet të laheshin hesapet me Kadarenë.

Gjithë brezi im I mban mend fillimvitet e zymta 80. Shoqëria ishte e ndarë . Intelektualët dhe të gjithë ata që donin hapjen e Shqipërisë kishin si idhull Kadarenë , ndërsa nomeklatura komuniste kishte si ikonë Agollin. Këta të fundit flsinin me përbuzje për gjeniun e letrave shqipe. Me një urretjje kongenitale dhe habi se si ai ende nuk ishte arrestuar , trutharët e Dullës shpreheshin “ Kadare është shkrimtar i borgjezisë . Ne kemi Dritëroin , që është I lidhur me popullin dhe Partinë”.

Për vite e vite me rradhë suksesi i Kadaresë që media botërore e rendiste përkrah Markesit përjetohej si një makth nga diktatura. Për të zhvleftësuar sukseset e tij e zvarrsinin në baltën e plenumeve, në ankthin e jetës fizike, në stuhinë e fushatave denigruese. Por diktatorit sic do shkrimtari të dështuar I duhej një shkrimtar zyrtar, një antimëkatar. Dhe regjimit, krifa e thinjur e Dritëroit i dukej si prej shënjtori. Në cdo mbledhje partie, fronti, rinie, bashkime profesionale dhe ndoshta deri tek shoqata e gjuetarëve ishte stampuar si klishe : Agolli, shkrimtar më i mirë shqiptar.

Agolli ka heshtur për këtë garë ku donin ta fusnin, ta përdornin .

Si shkrimtar i mirë e ka kuptuar se betejën ku donin ta përfshnin e kishte të humbur, ca më tepër pas viteve 90, kur muret e Lidhjes të dehurit e kioskave përreth i përdornin për tu pshurrur. Por ata që donin ta përdornin për së gjalli kundër një miku të humbur donin të shfrytëzonin dhe funeralin e tij. Ashtu si ata që arkivolin e Azemit e përdorën për të goditur dyert e kryeministrisë. Bela e madhe me armatën e madhe të denoncuesve të kohës së diktaturës.

Ata e adhurojnë Agollin jo aq për veprat e tij që janë gurthemeli i realizmit socialist por për faktin se ishte anëtar i Komitetit Qëndror, Kryetar i Lidhjes, patriark i PS. Së fundi u servirën si një akt i jashtëzakonshëm trimërie i Dritëroit fjalimi i tij në kongresin e dhjetë të PPSH. Kishte shtatë muaj që ishte shpallur pluralizmi dhe pese muaj që ishte shembur shtatorja e diktatorit dhe kundërshtarët politikë të PPSH kishin gjysmën e posteve ministrore kur Dritëroi për herë të parë u shpreh se “partia është shtrirë në shtrat dhe po lëngon”. Ai s’kishte përse të trembej nga ajo turmë e irrituar në pallatin e kongresve.

Gjysmën e tyre e njihte nga koha kur shkonte në bazë dhe ata i shtronin në mënyrë servile dreka të denja për Gargantua dhe gjysma tjetër kur iconte në shtëpi qingjat dhe bocat me raki. Jo, nga këta Agolli s’kishte frikë. I trajtoi si tuafë. Ajo që ai u thoshte ishte e vetmja mënyrë për të dalë matanë lumit pa u lagur dhe të shpëtohej c mund të shpëtohej nga anije e shpuar mbushur me rraqet e komunizmit. Ky është dallimi tjetër mes tij dhe Kadaresë. Ky i fundit, ndërkohë kishte bërë shumë akte publike, kohë më parë.

Shkurt, nuk kërkonte nxjerrjen në breg të anijes së PPSH, por mbytjen e saj. Koha i dha të drejtë. Por jo pinjollët e PPSH.

Tani që liria mbretëron dhe gjithkush mund të botojë pa censurën e Lidhjes dhe hiearkia e vlerave nuk dekretohen nëpër plenume cdo pasionant i letërsisë është i qartë. Letërsia shqiptare, pavarësisht se përdoret nga vetëm 10 milionë njerëz ka hyrë në elitën botërore. Falë Kadaresë. Gjicka tjetër është ose empati për vdekjen ose hakmarrje e pinjollëve të cobanëve të Tërbacit që ende besojnë që janë elita e Shqipërisë dhe mund të vendosin për gjithcka pavarësisht se dosjet e kuadrit të PPSH nuk vlejnë as për të fshirë b… dhe nuk mund të frikesojnë dikë me burgun e Spacit. Kanë vetëm pushtetin që të lehin nganjëherë. Tek e fundit të gjithë janë të lirë.

Tani që rendi I gjërave është vendosur përfundimisht dhe llogaritë bëhen në liri. Agolli mbetet një nga shkrimtarët më mirë shqiptarë. Raportet e tij si profesinale dhe njerëzore me Kadarenë janë si të Salierit me Moxartin. Seancat e gjyqeve pa fund të plenumeve që bëheshin kundër Kadaresë drejtoheshin nga Dritëroi. Përmes pushtetit që I kishte dhënë perandori, Salieri ia nxiu jetën Moxartit. Duhet të ketë qenë marrëdhnie e cuditshme.

Të dy bashkë në biseda konfidenciale talleshin me matufët e byrosë, por nga tribunat e plenumeve Agolli I tundte gishtin Kadaresë duke I thënë thellohu në autokritikë se ke shkarë nga vija e partisë. Djallëzi e fshatarit që të bën hile në kandar.
E megjithatë muzika e Salierit vazhdon të luhet dhe pas disa shekujsh. Sigurisht pa shkëlqimin e “Requiem” të Moxartit.

 

Etiketa: agollibabaramoKadare


Ju sugjerojmë

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
Bota

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

18 Korrik, 2026 12:02 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
Bota

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

18 Korrik, 2026 11:25 am
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në
Bota

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

18 Korrik, 2026 11:22 am
Para
Foto/ Jennifer Lopez, me trup si të adoleshenteve, thyen rrjetin

Foto/ Jennifer Lopez, me trup si të adoleshenteve, thyen rrjetin

“Huffington Post”: Departamenti i Shtetit të ndërhyjë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Lu në ujra të turbullta

“Huffington Post”: Departamenti i Shtetit të ndërhyjë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Lu në ujra të turbullta

Si po e blen Erion Veliaj shoqërinë civile

Si po e blen Erion Veliaj shoqërinë civile
















TE FUNDIT

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
18 Korrik, 2026

Treqind shezlongë u zhdukën natën, në qershorin e dy viteve më parë, nga resorti i Onde Chiare në Reggio Emilia dhe u vodhën nga...

Lexo më shumë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
18 Korrik, 2026

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara...

Lexo më shumë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
18 Korrik, 2026

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për skemën e dyshuar të përvetësimit të fondeve në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
18 Korrik, 2026

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe nuk kanë munguar tensionet. Persona të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}