Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agim Hysi në krye në SHÇBA-së/ PD: Të zbatojmë standardet e Strasburgut, jo të Xhafajt

2018/03/28 at 6:10 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD interpelancë me Gjiknurin për inceneratorët: Do të rritet çmimi i energjisë

Partia Demokratike dhe Ministria e Brendshme kanë shkëmbyer akuza në distancë lidhur me komandimin e Agim Hysit në postin e kreut të SHÇBA.


Sipas Ministrisë së Brendshme, Agim Hysi nuk është emëruar drejtor i SHÇBA por zv. drejtor i saj.

Në një reagim zyrtar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Brendshme shprehet se Agim Hysi është pajisur me certifikatë sigurie, vërtetim nga Autoriteti për Informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe ka dorëzuar rregullisht formularin e Vetë-deklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të gjitha këto përpara se të emërohej në detyrën që mban aktualisht.

Sot deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se me emërimin e Hysit në krye të SHCBA dëmtohet procesi i vettingut në polici, pasi sipas tij Agim Hysi ka qenë ish-gjyqtar në Vlorë dhe Gjirokastër dhe është shkarkuar nga KLD për shkelje.

Ish-kryeministri Berisha e ka kundërshtuar që në fillim këtë emërim.

REAGIMI I MB: 
Lidhur me deklaratën e radhës së PD-së, përmes së cilës tentohet të hidhet baltë mbi procesin e Vetting-ut në Polici, i cili pas miratimit të bazës ligjore brenda pak ditësh do të nisë zbatimin, sqarojmë se:

Z.Agim Hysi nuk është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ai është Zv/drejtor i Përgjithshëm, i komanduar përkohësisht prej datës 16 mars 2018, me qëllim sigurimin e funksionimit normal administrativ të institucionit, në kushtet e mungesës për momentin të një Drejtori të Përgjithshëm.

Ndërkohë prej datës 16 mars ka nisur procedura për përzgjedhjen dhe emërimin e Drejtorit të ri të SHÇBA-së dhe shumë shpejt është drejt finalizimit.

Sjellim në vëmendjen e publikut gjithashtu se përveç të shkuarës si gjyqtar, z.Hysi ka shërbyer si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në vitet 2011-2012, si dhe pranë Zyrës së Avokatit të Shtetit deri në emërimin e tij si Zv/drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA. Nënvizojmë se nuk kishte dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që z.Hysi të emërohet apo të qëndrojë në këtë detyrë. Agim Hysi është pajisur me certifikatë sigurie, vërtetim nga Autoriteti për Informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe ka dorëzuar rregullisht formularin e Vetë-deklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të gjitha këto përpara se të emërohej në detyrën që mban aktualisht.

Duke iu përgjigjur interesit të medias dhe në respekt të opinionit publik, mbi bazën e Ligjit “Për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”, sqarojmë se edhe vetë SHÇBA-ja do të jetë objekt i këtij ligji, përfshirë zotin Hysi.
Vettingu është dëshmia e qartë e vullnetit tonë për të ndërtuar institucione të forta, me njerëz me integritet, për të konsoliduar Agjencitë ligj zbatuese dhe për t’i barazuar me standardet europiane.

Reagimi i PD:

Ministria e Brendshme ka nxjerrë një reagim ku thotë se PD po hedh baltë mbi procesin e vettingut. Por Ministria e Brendshme nuk thotë ku e hodhi baltën PD dhe cilat nga të dhënat nuk qëndrojnë. PD nuk ka thënë se Agim Hysi është emëruar, ka thënë është komanduar, njësoj si Ministria e Brendshme. PD, bazuar mbi dokumenta, të shpërndarë në media, ka thënë se Agim Hysi është shkarkuar si gjyqtar nga KLD dhe Gjykatat, përfshi edhe Strasburgun, kanë rrëzuar kërkesat e tij.

Organi që drejton gjyqtari i shkarkuar Agim Hysi me urdhër të Fatmir Xhafës bën vettingun e përditshëm të policisë, sepse e ka detyrë funksionale të zbulojë dhe t’i raportojë Ministrit të Brendshëm nëse policët kryejnë veprimtari të paligjshme.

PD kërkon zbatimin e standardeve të Gjykatës së Strasburgut, jo standardet e Xhafës, që kontrollon policët nëpërmjet një gjyqtari të shkarkuar nga KLD.

Etiketa: agim hysimbPDSHCBAstandardet


Ju sugjerojmë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Para
Klipi erotik i Encës iu la pa fjalë;  por s’keni parë videon e motrës së saj

Klipi erotik i Encës iu la pa fjalë; por s’keni parë videon e motrës së saj

Nga sot në Rrugën e Kombit kaloni duke paguar taksën

Përplaset nga makina, humb jetën

Berisha publikon dokumentat: Lidhjet e Agim Hysit me krimin

Berisha publikon dokumentat: Lidhjet e Agim Hysit me krimin
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}