Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afera e inceneratorëve/ PD: Taksa e pastrimit në Durrës do të rritet trefish

2022/08/18 at 3:39 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Afera e inceneratorëve/ PD: Taksa e pastrimit në Durrës do të rritet trefish

Teksa vijon të denoncojë çdo ditë aferën e inceneratorëve, ditën e sotme, Partia Demokratike deklaroi se Bashkia e Durrësit po vihet në shërbim të kësaj afere dhe të kompanisë së Klodian Zotos.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi tha se duke filluar nga viti i ardhshëm do të hyjë në fuqi trefishimi i taksës së pastrimit e cila është miratuar tashmë nga Bashkia e Durrësit.

Sipas tij, aksat do t’i vihen në shërbim kompanisëfantazmë të Klodian Zotos, i cili është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.

Ndërsa, në vitin 2024-n, dhe 2025-n parashikohet që kjo shifër të shkojë në 320 milionë euro.

Deklaratë e plotë

Partia Demokratike kërkon sot vëmendjen e mediave, për të informuar të gjithë shqiptarët, veçanërisht banorët e Bashkisë Durrës, se qeveria ka thurur plane korruptive pas shpine, që do të cënojnë sigurinë ekonomike të qytetarëve. Durrësi po vendoset në shërbim të Klodian Zotos dhe aferës së iceneratorëve. Taksa e pastrimit do të rritet trefish!

Jo rrogat, as pensionet, por taksa e pastrimit!

Në mesin e vitit 2020, qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos në Durrës, pa menduar fare një vend tjetër për depozitimin e mbetjeve.

Menjëherë pas kësaj, qeveria i imponoi Bashkisë Durrës që të lidhte një kontratë më kompaninë fantazmë të Klodian Zotos, kompani pa historik, pa kapital, pa përvojë por me mik të fortë në qeveri. Kryeministri thotë se nuk e njeh Zoton, por në video shfaqet disa metra larg tij.

Në 2020-n kjo bashki u merrte qytetarëve dhe bizneseve 112 milionë lekë të reja prej taksës së pastrimit. Mirëpo duke filluar nga viti që vjen, Bashkia Durrës, e drejtuar formalisht nga Emirjana Sako dhe faktikisht nga Vangjush Dako, do t’u marrë qytetarëve trefishin!

Rrumbullak 315 milionë lekë të reja! Këshillit Bashkiak të Durrësit iu duk ide e shkëlqyer që qytetarët do të paguajnë 3 herë më shumë, praandaj e miratoi direkt këtë propozim.

Por prapë nuk gjejnë të ngopur. Në 2024-n, në 2025-n parashikohet të shkojë në 320 milionë euro. Kjo dihet ç’pasoja sjell. Këto para do u merren qytetarëve për t’i trefishuar fitimet Klodian Zotos. Mirë halleve që shtoi pandemia dhe tërmeti, por tani qytetarët e Bashkisë Durrës kanë mbi kurriz edhe Klodian Zoton e inceneratorëve.

Këto janë pyetjet tona për sot:

-Me ç’mendje trefishoni një taksë bashkiake pa ndërhyrë fillimisht në rroga dhe pensione?

-Përse kryebashkiakja Sako dhe Këshilli Bashkiak i Durrësit e pranuan këtë propozim radikal? Kush ju detyroi? Mbi ç’arsyetim ose studim u kërkua trefishimi i taksës së pastrimit?

-Ku do të depozitohen tani mbetjet e Durrësit? Në cilin incinerator do të digjen dhe ku ndodhet ky incinerator? Deri tani nuk kemi parë asnjë.

-Ku janë dokumentet që qartësojnë veçoritë teknike të këtyre inceneratorëve? Ç’teknologji përdorin? Se ju ”incinerator” i thoni edhe kazanit të mbeturinave që digjet në Sharrë. Tregoni ku ndodhet ky incinerator dhe shkojmë e shikojmë bashkë me mediat.

-SPAK, sa valium të kanë dhënë që nuk po zgjohesh nga gjumi?

Këto para nuk do t’u kthehen kurrë banorëve të Durrësit. Këto para nuk kanë destinacion pastrimin. Kjo taksë nuk do e bëjë Durrësin më të pastër, do e bëjë më të vjedhur.

Trefish më të vjedhur! Kjo është taksa që banorët e Durrësit do të paguajnë për Klodian Zoton në arrati dhe për shefat e tij në qeveri. Kjo është taksa Zoto, taksa e inceneratorëve që duhet të paguajnë të gjithë shqiptarët bashki më bashki, duke filluar nga Durrësi, sepse qeveria Rama kujdeset për qytetarët pa dallime politike e krahinore; i vjedh të gjithë njësoj.

Banorët e Durrësit nuk do të mbajnë me para një hajdut në arrati. Durrsakët nuk do të paguajnë një taksë që nuk iu kthehet mbrapsht. Durrsakët nuk do të paguajnë! Qeveria ka për ta paguar!/Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

15 ditë nga afati i Kushtetueses/ Sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

11 Korrik, 2025 9:20 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

11 Korrik, 2025 9:18 am
“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
Aktualitet

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

11 Korrik, 2025 9:00 am
Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rajoni

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 Korrik, 2025 8:43 am
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
Aktualitet

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

11 Korrik, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Para
Atentati në Vlorë/ Policia kontrolle në disa banesa. Mësyhet edhe në shtëpinë e…

Atentati në Vlorë/ Policia kontrolle në disa banesa. Mësyhet edhe në shtëpinë e...

Finlanda: Dy avionë rusë shkelën hapësirën tonë ajrore

Finlanda: Dy avionë rusë shkelën hapësirën tonë ajrore

4 vrasje në 24 orë/ PD: Çuçi të shpallë plan veprimi konkret ose të japë dorëheqjen

4 vrasje në 24 orë/ PD: Çuçi të shpallë plan veprimi konkret ose të japë dorëheqjen
















TE FUNDIT

15 ditë nga afati i Kushtetueses/ Sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
11 Korrik, 2025

Vetëm 15 ditë nga përfundimi i afatit të vënë nga Kushtetuesja, sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit të...

Lexo më shumë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
11 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur vendosjen e tarifave të reja doganore prej 35% ndaj produkteve kanadeze,...

Lexo më shumë

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga Syri i Kaltër në Sarandë. Pamjet e...

Lexo më shumë

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
11 Korrik, 2025

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com