Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aeroporti i Vlorës/ Rama: Më i madh dhe më i rëndësishëm se i Tiranës

2019/09/16 at 6:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aeroporti i Vlorës/ Rama: Më i madh dhe më i rëndësishëm se i Tiranës

Kryeministri Edi Rama është sot në Vlorë për të prezantuar projektin e aeroportit të ri që do të ndërtohet.

Rama tha se aeroporti do të ndërtohet tani për arsye të kontekstit turistik të Shqipërisë dhe duke qenë se janë përmbushur disa kushte.

“Në 5 vjet ne kemi më shumë se dyfishuar numrin e turistëve në Shqipëri” tha Rama gjatë fjalës së tij. Sipas tij tashmë ka “kërkesa për investime në hoteleri nga kompani të rëndësishme të huaja” por kryeministri nuk përmendi ndonjë nga ato.

Sa i përket ndërtimit të aeroportit Rama tha se ende nuk është marrë një vendim se si do të procedohet për ndërtimin e tij por shtoi se janë dy mundësi, “ta ndërtojë një kompani ndërkombëtare ose ta fillojmë vetë ndërtimin”. Ndërtimi nga shteti sipas Ramës do të shpejtonte procesin dhe shmangte çdo proces negocimi me kompanitë private.

“Kemi përcaktuar një buxhet për ta ndërtuar vetë aeroportin. Një vendim do ta marrim së shpejti duke parë se sa shprehje interesi do të kemi. Do të shohim nëse do të ketë njëfarë interesi nga kompani që i plotësojnë ambiciet tona” tha Rama

Në çdo rast ndërtimi i aeroportit do të kërkojë kontraktimin e një kompanie për të kryer punimet. Kryeministri nuk dha detaje se si do të procedohet në këtë rast.

Në lidhje me aeroportin Rama tha se ai do të jetë më i madh se i Tiranës dhe se “duhet” të jetë me më shumë rëndësi se i Tiranës.

“Aeroporti nuk do të jetë turistik. Ajo që më ka shtyrë në këtë vendim është se në Tiranë e dimë se çfarë vështirësish kemi nga një marrëveshje shumë kushtëzuese. Mungesë kapacitetesh, çmime të larta dhe na është dashur të negociojmë dy vite pasi kontrata me konçesionarin thoshte se nuk mund të ndërtohej aeroport tjetër pa marrë leje te konçesionari” deklaroi kryeministri.

Rama shtoi gjithashtu se pista e uljes së avionëve në aeroportin e Vlorës do të jetë 3.2 km, pra 500 metra më e gjatë se ajo e Tiranës.

Ndër të tjera Rama i premtoi qytetarëve të Vlorës se qeveria është duke u angazhuar për të arritur një marrëveshje për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe zgjatjen e Lungomares nga të dyja krahët, nga Uji i Ftohtë deri në Pyllin e Sodës. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
Bota

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

8 Janar, 2026 2:26 pm
PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
Aktualitet

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

8 Janar, 2026 2:19 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

8 Janar, 2026 2:17 pm
Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
Aktualitet

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

8 Janar, 2026 1:46 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

8 Janar, 2026 1:43 pm
Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë
Kryesore

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë

8 Janar, 2026 1:12 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

SHBA tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

8 Janar, 2026 1:00 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
Politikë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

8 Janar, 2026 12:45 pm
Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

8 Janar, 2026 12:42 pm
Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
Aktualitet

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

8 Janar, 2026 12:20 pm
Para
Vrima e ozonit përgjysmohet, më e vogla në disa dekada

Vrima e ozonit përgjysmohet, më e vogla në disa dekada

PD: Projektuesi i aeroportit të Vlorës klient i Ramës, i dënuar në Itali

PD: Projektuesi i aeroportit të Vlorës klient i Ramës, i dënuar në Itali

Dekreti i ri, zgjedhjet lokale në 13 tetor! Meta: 2 arsyet për këtë vendim

Meta publikon dosjen që i dha Venecias

TE FUNDIT

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
8 Janar, 2026

Dimri po mban në "kthetrat" e veta rajone të tëra në Europë. Në Holandë për të dytën ditë radhazi ka...

Lexo më shumë

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
8 Janar, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë që të shpallë gjendjen...

Lexo më shumë

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
8 Janar, 2026

“Populli i Groenlandës nuk dëshiron të bëhet amerikan,” i thotë BBC-së Mia Chemnitz. “Ne nuk jemi në shitje.” Biznesmenia 32-vjeçare...

Lexo më shumë

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
8 Janar, 2026

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit. Në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi, në vendin e quajtur kthesa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com