Kronikë

Adoleshentët me kallashnikov qëllojnë në ajër, ndërhyn policia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 04/02/22 |
Opi Nion

Tre adoleshentë,t ë cilët ishin të armatosur me kallashnikov, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë e banorëve të zonës së Katundit në Sukth. Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar dy prej tyre. Në pranga kanë rënë shtetasit K. B., 17 vjeç, dhe G. P., 18 vjeç, si dhe është proceduar penalisht një 16-vjeçar, që dispononte një pistoletë sportive.

“Gjatë operacionit, forcat policore kanë ndërhyrë me profesionalizëm, pasi njëri prej adoleshentëve, shtetasi K. B. kishte me vete armën e zjarrit kallashikov, me të cilën këta shtetas qëllonin në ajër. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesave, kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” për dy të arrestuarit dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive” në ngarkim të shtetasit të proceduar./Opinion.al

Pas