Aktualitet

Aeroporti i Kukësit, Balluku: Është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 04/02/22 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri me dije sot se është marrë konfirmimi nga NATO për Aeroportin e Kukësit dhe tashmë ai është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s. Balluku thekson se kjo tregon që ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike.

“Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike dhe të gjitha kërkesat e sigurisë te vendosura nga NATO dhe BE gjithashtu.”, tha Balluku./Opinion.al

Pas