Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Adelina e tregon për herë të parë: Ja si u njoh me burrin maqedonas

2018/12/01 at 10:39 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Adelina e tregon për herë të parë: Ja si u njoh me burrin maqedonas

Adelina Tahiri, këngëtarja e shumë komentuar për martesën me avokatin maqedonas,
Serjozha Markov, është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku gjatë emisionit
tregoi për herë të parë njohjen me bashkëshortin.


“Si u njohëm ne është histori e gjatë dhe po e tregoj për herë të parë. Madje pak njerëz e
dinë sesi jemi njohur. Ai që na ka njohur ne është një njeri në Shkup, mik i yni i përbashkët
dhe problematik. Ky miku ishte drejtuar tek burri im pasi kërkonte leje arme. Por e kishte të
pamundur ta merrte lejen se ishte në arrati dhe e kërkonte e gjithë bota ndërkohë në Shkup
ecte i lirë. Me këtë personin unë njihem familjarisht dhe nga ky rastësisht kam takuar edhe
me burrin tim i cili më ka përshëndetur dhe ka ikur.

Të nesërmen ky miku ynë shkon tek zyra e burrit tim dhe e pyet a kishte mbaruar punë. Burri i kishte mbaruar punë dhe i kishte kërkuar që të pinte një kafe me mua. Ky miku kishte menduar që burri edhe mund të më ndihmonte për kontrata meqë është avokat. Miku më tha por unë as e kisha dëgjuar si
emër. Unë refuzova dhe thashë nuk kam nevojë për avokat për momentin dhe jam shumë e
zënë. Ky miku çdo ditë merrte në telefon, unë ja mbyllja. Kaloi 1 vit, ky vazhdonte më merrte.
Pas 1 viti e gjysmë, ky më merr në ora 8 të mëngjesit dhe më thotë të shkoja urgjent të
shkojë në një hotel në Shkup se do shkruanin gazetat diçka skandaloze për mua. Shkova e
sapo ngritur nga gjumi. Ky më tha ke 1 vit që thua do e takosh personin, unë s’kam më
fytyrë. Shkova në shtëpi u rregullova, u takova me të. Tha ‘unë jam avokati Serjoza Markov.
Doja thjesht të pinim një kafe në mënyrë shoqërore sepse më pëlqen si artiste dhe më
pëlqejnë njerëzit e bukur’. Më bëri shumë përshtypje se ishte njeri shumë i çiltër. Folëm për
projekte, për kontrata. Pas një kohe mua më ndodhi një fatkeqësi. Doli një skandal sikur u
vra një njeri për mua. Por nuk kishte lidhje me mua. E vetmja lidhje ishte që vëllai im një ditë
përpara ka kaluar me makinën time dhe targat janë evidentuar dhe të gjitha makinat që kanë
kaluar kanë shkuar në intervistë në polici. Prej kësaj ngjarjeje nuk rrinte njeri me mua, më doli
nami kot.

I vetmi njeri që rrinte afër meje ishte Serjozha. Atë e mora për ndihmë që të më
jepte një avokat. Më shoqëroi një avokate në polici. Pas kësaj shkova të pija kafe me
Serjozhën. Më bëri të ndihesha shumë mirë në momentet më të vështira të jetës time. Në
momentin kur e kam takuar nuk e dija fare që ishte i pasur sepse ka ardhur në takim me
makinë të thjeshtë. Pasi kaloi 10 muaj që ishim njohur unë kisha filluar të kisha simpati për
të. Më ofroi të isha mysafirja e tij në Vienë. Pranova meqë do shkoja edhe për një koncert në
Gjermani. Shkova me një shoqe dhe i shkruajta që jam në aeroport. Tha do të presë një
person. Hipëm në një makinë. Unë me shoqen kishim frikë. Shkojmë në hotel, dolën 30
badigarda dhe më pas burri. Na mirëpirti në hotel. Ai ishte në hotel tjetër, unë me shoqen në
hotel tjetër. Në darkë dolëm në nje klub të njohur të Vienës. Ishim në mes të klubit në një
tavolinë me 30 badigarda. Ky erdhi me një plak 80-vjeçar por me status në Austri.
Badigardat i puthën dorën burrit. Unë i thashë shoqes ‘mos është papa ky dhe nuk e di
unë’. Mua më iku fytyra, kisha frikë. Hëngrëm darkë dhe pas darkës tha që do shkojmë në
një lokal që këndon një fitues i Sanremos. Edhe aty dalin badigarda dhe i puthën dorën
Serjozhës. Ai kishte pronotuar të gjithë lokalin, tavolinat ishin bosh, vetëm ne. Tek ky
moment simpatia që kisha ndaj atij u kthye në distancë se e u tremba shumë, kisha frikë se
isha dhe në shtët tjetër.

Burri im thirri një djalë që mbante 300 trëndafila. Burri im tha ‘Përveç
kësaj femre nuk guxon asnjë femër tjetër të ketë lule’ dhe m’i jep të gjitha lulet. Më preku
shumë ky moment. Kisha edhe ndjenja për të. Dola jashtë dhe fillova të qaj. Ai erdhi pas
meje dhe më pyeti çfarë kisha. I thashë që duhet të zgjidhja mes tij dhe familjes. Ai tha ‘Kur
ta shohë familja jote sa të lumtur do të të bëj, ata do më duan sikur të më kenë djalë’. Këtu
dhamë puthjen e parë. Nuk ndodhi asgjë tjetër. Tha nuk dua të bëj asgjë me dëshirën time,
pa qenë edhe dëshira jote. I thashë po pse e bërë gjithë këtë këtu dhe atje në Shkup mu
shfaqe i thjeshtë. Tha unë jam modest dhe këtu fillova ta doja edhe më shumë. Gazetat
çfarë nuk shkruajtën për mua. Por unë e dua atë. Edhe sikur unë të fitoj dhe ta ushqej atë,
prapë do e dua”, tregoi Adelina./Xing.al

Etiketa: Adelina Tahirixing me ermalin


Ju sugjerojmë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Para

Modelja shqiptare seksi e pranon: Roberti mund të ishte i dashuri im!

Kokainë në tullumbace, si u kap shqiptari në Itali

Kokainë në tullumbace, si u kap shqiptari në Itali

Qytetarët masakrojnë Ramën për makinat: Po favorizon koncensionarët

Bllokimi i makinave, tregtarët: Qeveria po favorizon koncesionarët
















TE FUNDIT

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
5 Korrik, 2025

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com