Dikur në kabinetin e tij si Zv.Ministër i Mbrojtjes, sot një kundërshtar i qartë i politikave të Ramës. Eshtë fjala për Dritan Hilën, i cili pas një udhëtimi në Vlorë, ku me sa duket si shumë qytetarë është përballur me lungomaren dhe trafikun e dendur, sjell këtë postim:
“Duke pare Lungomaren e cila nuk kishte asnje arsye te behej kaq e ngushte, them se ideja e Rames ka qene ti verë vlonjatet në rresht per një. Dmth, siç i thone vlonjatet vete “ti fuse ne shtrungë”. Si bagetia.
Ate qe nuk e beri turku, greku, italiani e Berisha; krahina ku edhe vete Enver Hoxha tregohej i kujdesshem mos t’i vinte briret majë më majë, ja doli Rama, djali i bregut. Bravo levendi”.