Kronikë

Abuzuan me detyrën në ARRSH Durrës, arrestohen dy zyrtarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 21/10/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Mësohet se në pranga kanë rënë dy zyrtarët Astrit Zenelaj, 56 vjeç dhe Rezart Arkaxhiu 36 vjeç.

Të arrestuarit në bashkëpunim me disa zyrtarë të tjerë të ARRSH Durrës, akuzohen se kanë dhënë leje në kundërshtim me Kodin Rrugor për një karburant në anë të rrugës nacionale Plepa-Kavajë, i cili është bërë burim aksidentesh rrugore.

Ndërkohë,  biznesmeni Mustafa Koka është ende i shpallur në kërkim. Aktualisht, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër-arreste për 9 ish-zyrtarë të ARRSH-së nën akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa Gjykata ka lënë të lirë dy prej tyre.

Hetimet vijojnë për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje./ Opinion.al

Pas