Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzimi i përmbarimit dhe komisariatit 3 në rrëmbimin e apartamentit

2022/05/26 at 9:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Abuzimi i përmbarimit dhe komisariatit 3 në rrëmbimin e apartamentit

Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përmbaruesi Besnik Bajraktari nuk ka respektuar një masë sigurie të një vendimi gjyqësor, që është shprehur në favor të Kristaqit.


Vendimi kërkon, që të pezullohen veprimet përmbarimore, e megjithatë apartamenti është dhunuar e i është ndryshuar brava.

Gazetari: Një pyetje tjetër: pse ke hapur lirim-dorzim sendi, kur ti e ke marrë sendin..?

Pronarja e truallit, Ada Pasmaçiu: E kam ëëëë ndryshuar, objektin e padisë.

Gazetari: Kur?

Pronarja e truallit, Ada Pasmaçiu: Mbas ekzekutimit është ndryshuar objekti i padisë.

Gazetari: Je e sigurtë?

Pronarja e truallit, Ada Pasmaçiu: Jam shumë e sigurtë…

Gazetari: Kemi një masë sigurie, ke ndryshuar derën…!

Pronarja e truallit, Ada Pasmaçiu: Ca? Je më terezi ti..?

Gazetari: Jam shumë në terezi!

Pronarja e truallit, Ada Pasmaçiu: Taniiii, çfarë thua ti? Po si mund të jetoj unë me derën, kur..?

Gazetari: Po masë e sigurisë do të thotë të rrijë aty ku është dhe çelsin duhet ta ketë përmbaruesi, jo ti zonjë..!

Pronarja e truallit, Ada Pasmaçiu: Po ç’punë ka përmbaruesi me apartamentin tim, o zotëri?!

Nga ana tjetër, edhe sjellja e efektivëve të komisariatit numër 3 është shumë e dyshimtë. Pa asnjë dokument punonjësit e komisariatit numër 3 shoqërojnë Kristaq Qiqin, duke favorizuar Ada Pasmaçiun.

Pronarja e truallit, Ada Pasmaçiu: Me celular të filmojë ai shtëpinë time…

Komisariati 3: Po lëre celularin, mo…!

Kristaq Qiqi: Jo mo jo! Dua ta filmoj unë, çfarë i ka bërë shtëpisë..!

Komisariati 3: Ore, ke për t’i marrë ato tashiiii aaa…?

Kristaq Qiqi: Do i marr..!

Komisariati 3: Po mirë, hajde merri, leri ato tani..!

Kristaq Qiqi: Ma largo këtë njëçikë përjashta..!

Pronarja e truallit, Ada Pasmaçiu: Jo mo, jo! Nuk largohem unë nga shtëpia ime!

Kristaq Qiqi: Dëgjo! Më jep një dokument, që kjo është prona jote! Kaq!

Pronarja e truallit, Ada Pasmaçiu: I kam lënë në polici. Ishim në polici deri tani.

Komisariati 3: Po i kemi bërë kopje…

Kristaq Qiqi: Po mo po, kopje. Unë e kam këtu, ti thu kopje.

Komisariati 3: O zotëri, hiqe celularin!

Kristaq Qiqi: Do ta xhiroj mo, se çfarë i ke bërë shtëpisë.

Pronarja e truallit, Ada Pasmaçiu: Jo mo jo, nuk futesh ti në shtëpinë time me xhiru.

Kristaq Qiqi: Do ta sqarosh një çikë këtë ti?!

Komisariati 3: Ke për t’i marrë ato, tani po lëre telefonin!

Kristaq Qiqi: Po jo, telefonin unë do e mbaj!

Komisariati 3: A do me xhiru ti tani? Hajde me mua tani! Natën e mirë!

Kristaq Qiqi: Ou! Pse kështu qenka?!

Komisariati 3: A ke për të marrë gjë aty ti tani, se s’kam për të ndenj gjithë natën me ty, dërr, dërr, dërr! Hajde merri tani, lej atë tani dhe bëj çfarë të duash ti!

“Shkova në rajon, më kanë mbajtur 6 orë dhe si përfundim kur shkova në shtëpi, ishte e mbyllur prapë”, tha Qiqi.

Kur zoti Qiqi shkon në këtë institucion bashkë e avokatin e tij, punonjësit e policisë refuzojnë t’i marrin kallëzimin.

Av. i Kristaq Qiqit: Të lutem shumë! Kristaq Qiqi në prezencën e avokatit, oficerja nuk pranon të marri kallëzimin.

Oficerja, Komisariati 3: Ule një çikë atë telefoni ti!

Av. i Kristaq Qiqit: Të lutem shumë! Pse nuk pranon t’i marrësh kallëzimin Kristaqit?

Oficerja, Komisariati 3: Merrja pak telefonin!

Polic: Të lutem, se je në zyrë të shtetit tani!

Av. i Kristaq Qiqit: Në zyrë të shtetit dua të bëj kallëzim përpara policisë! Policia nuk ma merr kallzimin. Ma jep dot arsyen ti dhe ti, përse nuk e merr kallëzimin? Përse nuk pranon ti, që zotëria të përfaqësohet me avokatin e vet? Kush je ti, që vendos, që vullneti i tij të shtrembërohet dhe ai mos përfaqësohet me avokat?

Oficerja, Komisariati 3: Mbylle telefonin të lutem shumë!

Av. i Kristaq Qiqit: Unë e mbyll telefonin në momentin, që ti më jep shpjegim, se pse nuk e zbaton ligjin, zonjë e nderuar !

Oficerja, Komisariati 3: Mbylle telefonin, sepse është institucion shtetëror dhe nuk lejohet telefoni!

Av. i Kristaq Qiqit: Institucion shtetëror, që ke detyrim të marrësh kallëzimin!

Oficerja, Komisariati 3: E ke shumë gabim! Hiqja telefonin atij shpejt!

Av. i Kristaq Qiqit: Telefonin s’e prek dot ti, të avokatit!

Polic: Po hiqe mo ti tani, është oficerja, ajo i di ligjet, ti je avokat në punën tate, ajo është në zyrën e shtetit.

Av. i Kristaq Qiqit: A po bëj ndonjë gjë të paligjshme unë? Po i kërkoj të marrë kallëzimin penal! Përse nuk e merr kallëzimin penal?!

Polic: Ore ke.., n.q.s nuk e merr ajo, ke të drejtën e ankesës, të shkosh të ankohesh aty, ku është për t’u ankuar!

Av. i Kristaq Qiqit: Nuk kam mundësi ankese, mua po më vjedhin shtëpinë!



Ju sugjerojmë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Para
Gazetarja: 500 deri në 600 milionë euro në vit janë para të pista

Gazetarja: 500 deri në 600 milionë euro në vit janë para të pista

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi ditor, e premte 27 maj 2022

Mbërrin i nxehti Afrikan, sinoptikanët: Qershori temperatura deri në 38°C

Temperaturat arrijnë 36 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
















TE FUNDIT

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik, 2025

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të...

Lexo më shumë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
14 Korrik, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com