Rajoni

Abazoviç: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi është çështje e mbyllur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 02/09/20 |
Al Do

Kreu i koalicionit “Bardhë e Zi”, Dritan Abazoviç është shprehur se subjekti politik që ai drejton është kundër tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Mali i Zi.

Sigurisht që ne do të jemi kundër, dhe unë mendoj se kjo çështje nuk do të jetë në rendin e ditës sepse është diçka që ne e kemi përfunduar, ne nuk duhet të kthehemi në të kaluarën”, është shprehur ai për gazetën “Kurir”.

Ndër të tjera, deputeti me origjinë shqiptare nga Ulqini, theksoi se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët pasi siç nënvizoi ai rajonit i duhet paqja.

“Pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët në të ardhmen gjë që do të qetësonte tensionet dhe do të mundësonte procesin e pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë këtu duan paqe, askush këtu nuk dëshiron luftë, por jetë, biznes …”, ka deklaruar ai. / Opinion.al

Pas