Nuk e dime nese kane shkuar ne pune sot ministri i Brendshem dhe kryetari i Bashkise. Dhe nese kane shkuar si kane mundur te kalojne nga njera ane e Bulevardit tek tjetra? Sepse nese nuk kane patur patrulle policie e kane patur te pamundur. Ashtu sikunder e paten mijra qytetare te bllokuar per 2 ore me radhe ne rruget e kryeqytetit.
Shkak eshte si gjithmone nje kauze e mire. Ajo e dites nderkombetare te Autizimit dhe nje aktivitet qe bllokoi per ore me radhe bulevardin Deshmoret e Kombit. Po ti shtosh kesaj dhe kantieret e ndertimit per unazen e vogel dhe rruge te tjera, do te thote qe sot, nje i semure, dikush qe ka nje hall apo dhe ata qe kane menduar te mbarojne ndonje pune kane qene totalisht te bllokuar.
Me nje lajmerim ne media qe nuk zgjidh asnje problem, me nje transport publik te paralizuar, eshte luks i madh qe ta konsiderosh Tiranen nje kryeqytet europian te denje per aktivitetet te tilla. Ndaj eshte mire qe organizatoret e aktiviteteve te tilla dhe shtetaret qe i mbeshtesin per ndonje mburrje televizive dhe dukje perpara ambasadoreve ne nje dite si kjo dhe te mendojne edhe per ata qe jetojne pa eskorta dhe pa buje televizive ne nje qytet ku sot ishte e pamundur te levizje.