Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A rrezikon Evropa të humbasë rëndësinë e saj në këtë shekull?

2023/01/05 at 8:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A rrezikon Evropa të humbasë rëndësinë e saj në këtë shekull?

Në Berlin dhe Bruksel u dëgjua një psherëtimë lehtësimi, kur në nëntor u bë i ditur rezultati i zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA. Kalimi i pushtetit tek republikanët në Kongresin Amerikan nuk doli aq sa pritej. dhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump është më i dobët pas këtyre zgjedhjeve. Nën Donald Trump marrëdhëniet transantlantike u ftohën. Por europianët nuk duhet të gëzohen shpejt, thotë Thorsten Benner, drejtor i Institutit “Global Public Policy” në Berlin. Në një koment për Deutsche Wellen, Benner shkroi se “Joe Biden me gjasë do të hyjë në histori si transatlantiku i fundit.” Epoka e mbështetjes zemërgjerë në politikën e sigurisë ka marrë fund, pavarësisht se kush zgjidhet president në të ardhmen në Shtëpinë e Bardhë, kjo sepse në të ardhmen SHBA do të përqëndrohet shumë më tepër tek Kina.


Autonomia strategjike – pjesë e programit qeveritar të Berlinit

Një SHBA që shkëputet ngadalë nga Europa, një Kinë si fuqi botërore gjithnjë e më agresive, një Rusi e Putinit që sulmon një shtet të pavarur pa arsye – kjo është situata gjeopolitike në të cilën gjenden europianët. Lufta në Ukrainë erdhi papritur gati për të gjithë, por zhvillimet e tjera jo. Në BE dhe kryeqytetet e tjera europiane janë nxjerrë ndërkohë konkluzionet: përgjigja ndaj këtyre zhvillimeve është përmbledhur në shprehjen “autonomi strategjike” – që nënkupton që BE duhet të veprojë e pavarur nga fuqitë e tjera botërore në aspektin politik, ushtarak, dhe ekonomik.

Josep Borrell, i ngarkuari për Politikën e Jashtme të BE, në një analizë për Europën ka shkruar, se Europa kërcënon të “humbasë rëndësinë”. Ai e argumenton këtë me rënien e peshës politike të Europës në botë. “Para 30 vjetësh një çereku i mirëqenies botërore ishte në kontinentin tonë. Pas 20 vjetësh pjesa jonë në kapacitetin ekonomik botëror do të përfshijë më së shumti 11%. Autonomia strategjike është “çështje e mbijetesës” për BE.

Edhe në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë gjermane të vitit 2021 theksohet se “duam të rrisim sovranitetin strategjik të Europës (…) Qëllimi ynë është një BE sovrane si aktore e rëndësishme në një botë të përcaktuar nga pasiguria dhe konkurrenca e sistemeve.”

Kritika ndaj vetëkënaqësisë gjermane

Por në cilën fazë ndodhen BE dhe Gjermania përgjatë kësaj rruge? European Council on Foreign Relations, (ECFR) publikon indeksin e sovranitetit europian që mat sovranitetin në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, shëndetit, migracionit, teknikës dhe klimës konstaton një masë të madhe sovraniteti në drejtim të ekonomisë dhe shëndetit, jep vlerësim të kënaqshëm në drejtim të mbrojtjes, klimës dhe migracionit. Problematike duket fusha e teknologjisë. Në këtë pikë BE është shumë e varur. Në qershor 2022 u mat çdo vend europian dhe se çfarë kontribuon në sovranitetin e Europës. Gjermania ka dalë më mirë në këtë hulumtim të ECFR, për shkak se është e fuqishme në shumë sektorë dhe investon në “aftësinë vepruese të Unionit” dhe publikisht kërkon sovranitet europian.

Por një minus të madh e ka edhe Gjermania: Megjithë fuqinë ekonomike, në drejtim të kontributit për sovranitetin europian ky vend renditet i pesti. Në hulumtim thuhet se kjo “reflekton pjesërisht vetëkënaqësinë gjermane në drejtim të varësisë nga Rusia dhe Kina”. Autorët e studimit janë të mendimit, se Gjermania duhet ende të mësojë nga gabimet e së shkuarës.

Jo të gjithë në Europe me të njëjtin qëllim

Europa është ende larg arritjes së autonomisë strategjike, është i mendimit Henning Hoff nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme. “Në politikën e mbrojtjes dhe sigurisë, këtë e tregoi sulmi rus ndaj Ukrainës, europianët janë të varur nga amerikanët.” Kjo vlen si për kërcënimin nuklear, si edhe për forcat e armatosura konvencionale. “Nuk ka dyshim: Nëse Ukraina do të ishte varur tek Europa, sot ky vend nuk do të ekzistonte më.”

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon pavarësim të Europës në çështjet ushtarake. Franca është i vetmi vend në BE me armë atomike pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fillim të dhjetorit në Konferencën e Sigurisë të Berlinit ka paralajmëruar nga një pavarësim europian në politikën e mbrojtjes. “Unë nuk besoj tek ‘Europa vetëm’ dhe as tek ‘”Amerika vetëm'”, tha ai. Vetëm NATO mund të garantojë sigurinë. Ai kujtoi se vendet e BE japin vetëm 20% të shpenzimeve të mbrojtjes në NATO; 80% vijnë nga SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja apo Turqia.

Europianët po ashtu janë të përçarë, kur vjen fjala për autonominë ushtarake: nëse do të pyeteshin vendet baltike dhe Polonia, duhet që SHBA dhe NATO të luajnë një rol të fuqishëm në Europë. Mihai Chihaia nga instituti i Brukselit, European Policy Center beson, se interesat e ndryshme janë të pajtueshme. “Një BE më e aftë do të kontribuonte në sigurinë transatlantike dhe do të plotësonte NATO-n.”

Interesat e Kinës për portet

Në drejtim të autonomisë strategjike nuk bëhet fjalë vetëm për sigurinë dhe mbrojtjen. Politika e tregtisë dhe e industrisë, financat dhe investimet janë po ashtu me rëndësi. Europianët kanë mbajtur lart multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, edhe kundër Trumpit. Por ndërkohë edhe Josep Borrell e pranon, se “mpleksja ekonomike do të jetë shumë konfliktuoze në anën politike”: në kohën e pandemisë u ndërprenë rrjetet e furnizimit; Kina krijon me vetëdije varësi; Rusia mund të ndalë kur të dojë rubinetin e gazit.

Tek sektorët që duhen mbrojtur veçanërisht në marrëveshjen gjermane të koalicionit bën pjesë furnizimi me energji. Se sa e varur është Gjermania në këtë pikë e tregoi lufta e Ukrainës. Po sot? A ka mësuar Gjermania? Kritikët e akuzojnë kancelarin Scholz, se ai pa nevojë lejoi marrjen e pjesshme të teminalit të portit të Hamburgut nga një firmë kineze, Cosco, duke u futur në varësi. “Pikërisht këtu nevojitej një përgjigje europiane më mirë, si për shembull një “iniciativë europiane e portit’, që do të siguronte që firmat kineze nuk ia kundërvënë njëri.tjetrit portet, ose bëjnë presion”, thotë studiuesi Henning Hoff. Nga ana tjetër pas kësaj qeveria gjermane refuzoi dy investitorë kinezë që donin të blinin sipërmarrje elektronike gjermane.

Pakënaqësi gjermano-franceze

Tradicionalisht Gjermania dhe Franca ndjehen si partnerë të ngushtë, edhe në drejtim të autonomisë strategjike. Si Gjermania ashtu edhe Franca e shikon veten “si promotore të autonomisë strategjike europiane”, sidomos në drejtim të mbrojtjes. Por pikërisht këtu ka probleme. Në projektin e përbashkët të avionëve luftarakë, FCAS të dyja palët ecin shumë ngadalë përpara. Edhe në projekte të tjera ka zhgënjime. Hoff kritikon, që qeveria gjermane nuk e merr sa duhet parasysh që “ajo që mendohet se është veprim vetanak kombëtar në të vërtetë ka gjithmonë pasoja europiane, dhe duhet të koordinohet gjithmonë me Francën”. Sipas tij Scholz nuk e ka gjetur rolin e tij në skenën europiane. Nëse nuk shuhen mospajtimet në marrëdhënien gjermano-franceze, atëherë do të jetë shumë më e vështirë arritja e autonomisë europiane.”

E gjithë BE ka një rrugë të gjatë përpara në këtë drejtim, shprehet Mihai Chihaia nga European Policy Centre në Bruksel. “Objektivi është realist, dhe besoj, se nëse do të përballemi me problemet aktuale të sigurisë, nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të kesh këtë objektiv.”/DW



Ju sugjerojmë

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
Sport

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55

8 Nëntor, 2025 11:17 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

8 Nëntor, 2025 10:35 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
Kryesore

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

8 Nëntor, 2025 9:31 am
Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra
Aktualitet

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra

8 Nëntor, 2025 8:28 am
Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Para
Fier/”Me fishek në fole gati për qitje’, lëvizte me pistoletë,  kapet 49-vjeçari

Fier/"Me fishek në fole gati për qitje’, lëvizte me pistoletë, kapet 49-vjeçari

Punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Do të ruhet arkitektura historike

Punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Do të ruhet arkitektura historike

Princ Harry akuzon Princin William për sulm fizik: Më kapi prej jake dhe…

Princ Harry akuzon Princin William për sulm fizik: Më kapi prej jake dhe…
















TE FUNDIT

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
8 Nëntor, 2025

Olivier Rioux, 19-vjeçari më i gjatë në botë bëri debutimin e tij në ndeshjet e kolegjeve në basketbollin amerikan. Kanadezi...

Lexo më shumë

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

Helmohen disa banorë në Bulqizë
8 Nëntor, 2025

Rreth ores 01.30, ne rrugen interurbane dytesore Milot lezhe prane “EKO OIL”, ka ndodhur nje aksident rrugor, ku jane perfshire...

Lexo më shumë

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
8 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se asnjë zyrtar i qeverisë së Shteteve të Bashkuara nuk do të marrë pjesë në...

Lexo më shumë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
8 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Gun Expert’, ku në pranga ka përfunduar një 46 vjeçar. 46-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com