Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po tenton Qeveria të ndryshojë fenë duke lejuar LGBT në shkolla?

2018/03/26 at 12:36 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
A po tenton Qeveria të ndryshojë fenë duke lejuar LGBT në shkolla?

Nga Fitim Zekthi


Qeveria e sotme shqiptare, pavarësisht se është e dhënë fuqimisht pas koncesioneve ndaj privatëve, investimeve mes bashkëpunimit privat-publik, pas lidhjeve të forta me biznesmenë që janë klientë të saj (ose ajo është kliente e tyre), pavarësisht se nuk ka ndonjë sjellje dashamirëse me punëtorët apo sindikatat, pavarësisht se nuk ka marrë asnjë masë lehtësuese për bizneset e vogla familjare, pra pavarësish një qasjeje në dukje neoliberale është një nga qeveritë më të majta në botë. Është një nga qeveritë më të majta në botë në radhë të parë në atë që përbën tiparin themelor mbi të cilin dallohet një individ, një subjekt apo një shoqëri: moralin. Qeveria e sotme shqiptare po përpiqet me forcë që të promovojë homoseksualitetin, që shqiptarët të mendojnë mbi homosekslualitetin në terma të agjendës gay. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka lejuar që në shkollat e mesme të Tiranës por edhe të qyteteve të tjera të zhvillohen leksione ose orë mësimi ku aktivistë të homoseksualizmit iu flasin nxënësve mbi të mirat e të qenit gay apo lesbike, mbi faktin që ajo është një sjellje seksuale e natyrshme dhe e drejtë etj. Arsyetimi zyrtar është lufta ndaj paragjykimit apo diskriminimit. Dihet që agjenda gay është një agjendë politike e cila i kthen në objekte homoseksualët, i përdor ata duke i fyer dhe duke ua nxjerrë në sheshin publik një gjë intime se seksi dhe duke u thënë njerëzve që të jesh gay është një gjë e mirë, e shëndetshme dhe e virtytshme. Kjo mizori e agjendës nuk i trajton homoseksualët si njerëz që meritojnë respekt, që kanë dinjitet, që nuk duhet të përdoren rrugëve, shkollave, paradave etj. Qeveria shqiptare ka zgjedhur pra të promovojë këtë qasje mbi moralin. Në radhë të parë duhet thënë se detyra e qeverisë nuk është që të edukojë, predikojë moral dhe aq më keq imponojë moral. E majta, komunistët gjithnjë kanë dashur të promovojnë një moral të tyrin dhe qeveria jonë në këtë rrugë duket se është. Cila kulturë, cili këndvështrim, cilat themele kanë bërë që homoseksualiteti të shihet si i mirë, si i drejtë, si i shëndetshëm dhe si i virtytshëm.

Si kemi arritur ne si kulturë kaq pranë braktisjes së konsensusit kohë gjatë mbi normat seksuale që shkurajojnë homoseksualitetin? Sigurisht, ky ndryshim në qëndrim, që përpiqet ta shtyjë përpara edhe qeveria shqiptare, ndaj homoseksualitetit është thjesht një pjesë e një ndryshimi më të gjerë në lidhje me seksualitetin dhe familjen si të tërë. Ky ndryshim ka nisur me dekada dhe ka të bëjë me përpjekjen për të zëvendësuar fetë tradicionale (krishtërimin, judaizmin dhe islamin) dhe moralin e tyre me një fe të re dhe sigurisht me një moral të ri.

Parimet e kësaj feje të re po përpiqen të dominojnë me shpejtësi moralitetin tonë publik. Por vetë feja nuk është e re në të vërtetë, as është e tillë doktrina e saj teologjike. Kjo fe është thjesht rilindja e paganizmit dhe parimet e tij janë gnosticizmi, thotë Jeffrey Satinover i universitetit të Yale-it. Rilindja e paganizmit nuk është thjesht kufizim i fesë dhe as thjesht feja e humanizmit, ndonëse humanizmi është një aspekt i dukshëm dhe i famshëm i saj. Në dallim nga fetë tradicionale paganizmi ka një koncept shumë të kufizuar ose të paqenë mbi të keqen. Atij i mungon një mënyrë për të dalluar midis vullnetit dhe asaj që bëhet nga detyrimi, midis qëllimshmërisë së vetëdijshme dhe shtysës instiktive të pavetëdijshme, thotë Sotinover.

Në të kundërt, një parim themelor i feve tradicionale për mijëra vite ka qenë se mëkati është shpjegimi qendror për vuajtjet njerëzore. Në këtë pikëpamje nevoja absolute për Zotin duket qartë. Ndërsa shpjegimi pagan për vuajtjet njerëzore gjendet te materialja dhe kësisoj është shumë e vështirë të themelosh kufij në të cilët vepron njeriu. Shoqëria pagane është polivalente.

Asnjë moral i vetëm standard nuk qeveris jetët e njerëzve. Vetëm pushteti i forcës është superior mbi të gjitha, jo perëndia, jo një bashkësi e caktuar vlerash njerëzore. Duke qenë kështu atëherë standarde të ndryshme për grupe të ndryshme çojnë pashmangshëm në gara të fragmentuara dhe me kalimin e kohës vullneti për pushtet bëhet rregulli i vetëm. Fuqia përcakton të drejtën dhe shumë shpejt zhbën sundimin e ligjit; Zeusi sundon sepse ai është më i fuqishmi, për asnjë arsye tjetër shprehet filozofi C. S. Lewis. Zeusi sigurisht nuk është më i dituri; dhe as që ka një koncept mbi të ndershmen. Teologjia e paganizmit thotë se shoqëria pagane është panteiste ose animiste. Zotat dhe perënditë banojnë në botën natyrore dhe janë një me të; vetë natyra adhurohet si hyjnore. Kjo do të thotë se njerëzit adhurojnë jo vetëm natyrën “jashtë” por edhe natyrën e tyre “brenda” – instinktet e tyre, të ngrënit, seksin dhe agresionin, në mënyrë të përgjithshme, kënaqësinë.

Shkurt, ata adhurojnë veten. Kështu duke spiritualizuar instinktet, adhurimi pagan priret natyrshëm tek e dhunshmja, hedonistja dhe orgjiastikja. Pagania e merr çfarë gjendet brenda natyrës njerëzore si masë të asaj çfarë është e mirë dhe çfarë e bën atë një “hyjni” apo të shenjtë; njeriu si masë e të gjitha gjërave.

Është pikërisht kjo, ajo që është në themel të moralit të agjendës së promovimit të homoseksualizmit. Homoseksualiteti është një sjellje njerëzore, një nga shumë llojet e sjelljeve. Është një sjellje shkatërrimtare për njeriun, siç mund të ishte agresiviteti vrapimi pas orgjive, por që adhurimi i natyrës, i epshit, i instinktit, i hedonistes përpiqet ta shenjtërojë.

Ajo që bën ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, qeveria shqiptare duke dërguar njerëz të agjendës që të shkojnë në shkolla dhe t’iu flasin nxënësve për të mirat e të qenit gay është pikërisht promovim i këtij morali dhe i kësaj feje.

Ministra apo qeveria mund të kenë zgjedhur për fe paganizmin dhe kjo është e drejtë e tyre por ata nuk kanë asnjë të drejtë t’iu flasin nxënësve dhe shqiptarëve për këtë fe dhe për asnjë fe tjetër. Në fund të fundit ne jemi një vend laik.

/Marrë nga gazeta “Mapo”

Titulli redaksional

 

Etiketa: Fitim ZekthiLGBMinistria e Arsimitpaganizmiqeveriashkolla


Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
Kronikë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

18 Korrik, 2026 9:25 am
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Para
FOTO/ Polici i kufirit që u arrestua për gomonen e marijuanes

FOTO/ Polici i kufirit që u arrestua për gomonen e marijuanes

“Edhe unë kam bërë gabimet e mia. Kërkoj ndjesë të thellë!” Ja kujt ia drejton Basha këto fjalë

“Edhe unë kam bërë gabimet e mia. Kërkoj ndjesë të thellë!" Ja kujt ia drejton Basha këto fjalë

Pse femrat kryejnë më pak krime se meshkujt?

Pse femrat kryejnë më pak krime se meshkujt?
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}