Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po kërkon Rusia ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë? 

2024/07/11 at 4:06 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
A po kërkon Rusia ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë? 

Zyrtarë të lartë të Kosovës paralajmërojnë se Serbia po përgatitet për sulm apo provokim eventual ndaj saj. Por, sa real është rreziku? Sipas njohësve të zhvillimeve në Ballkan, aleatja e Beogradit, Moska, po synon të shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit nga lufta e saj në Ukrainë, dhe fuqitë e mëdha duhet t’i dërgojnë mesazh të qartë Serbisë se nëse vepron në veri të Kosovës, NATO-ja do të reagojë. 


Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të. 

Për ta pranuar të parët në emailin tuaj, para publikimit në ueb-faqen e REL-it, regjistrohuni falas! 

Autoritetet në Kosovë, kohët e fundit, i kanë shpeshtuar paralajmërimet për një rrezik të mundshëm që mund t’i kanoset shtetit nga fqinji verior, Serbia. Por, sa herë që ato flasin për një kërcënim të tillë, nuk lënë pa përmendur aleaten e Beogradit, Rusinë, që ato thonë se është e interesuar për destabilizimin e veriut të Kosovës dhe të rajonit. 

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Beogradi dhe Moska kanë një të përbashkët: duan zgjerim. 

Për presidenten Vjosa Osmani, Serbia është “dorë e zgjatur e Rusisë”, e cila po përpiqet të luajë “lojërat e [presidentit rus, Vladimir] Putinit, duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit”. 

Sipas kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Beogradi po përgatitet për një sulm apo provokim eventual ndaj Kosovës, sikurse ai që u krye në shtator ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë. 

Por, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, i ka cilësuar “drama mediatike” paralajmërimet se Kosova është e kërcënuar, duke thënë se një gjë e tillë “nuk është gjë tjetër veçse edhe një mjegull për sponsorët e saj perëndimorë”. 

Shkronja Z, simbol i pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia, e pikturuar në një mur në Mitrovicën e Veriut, Kosovë, më 2022. 

Largimi i vëmendjes nga lufta në Ukrainë 

Kërcënimi për një përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës “është i madh dhe i vërtetë”, vlerëson Ivana Stradner, hulumtuese e lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, me bazë në Uashington.  

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo qëndron, pasi Rusia – që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – po kërkon që ta shpërqendrojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë, ku, sipas saj, nuk po performon mirë. 

Për këtë, sipas Stradnerit, Rusia po kërkon “pika të cenueshme në Perëndim dhe pika më e cenueshme aktualisht në Evropë është Ballkani: Bosnje e Hercegovina dhe Kosova”. 

Pikërisht veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputje të një pjese të Bosnjës u cilësuan nga Shtetet e Bashkuara si rreziqet kryesore për sigurinë në rajon, ku duhet të përjashtohet mundësia e përdorimit të forcës për zgjidhjen e çështjeve. 

Edhe Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë me bazë në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm, në Hagë, nuk e përjashton mundësinë e incidenteve të dhunshme në Kosovë, pasi, thotë ai, në Serbi ka qarqe që synojnë destabilizimin. 

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Shtuni thotë se, sipas treguesve në terren, gjasat për një përshkallëzim nuk janë rritur krahasuar me tre apo gjashtë muaj më parë. 

Një tjetër aspekt në këtë çështje, sipas Shtunit, është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë mesazh të qartë nga Uashingtoni se “çfarëdo agresioni i dhunshëm ndaj Kosovës dhe ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it, do të jetë i papranueshëm”. 

Shtuni ndan mendimin e njëjtë me Stradnerin se, çdo vatër e re krize, apo rindezja e vatrave të vjetra në Ballkanin Perëndimor, “do t’u shkonte për shtati interesave të Rusisë, pasi do të shpërqendrohej vëmendja e vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë që i kanë dalë krah Ukrainës”. 

Stradner, ndërkaq, nuk beson se në Ballkanin Perëndimor do të ketë një konflikt në shkallë të gjerë, sikurse ai në Ukrainë. Megjithatë, ajo pohon se në Ballkan ka aktivitete që mund të konsiderohen “luftë hibride”.

“Mund të përfshihet edhe përdorimi i forcës, sepse, sipas strategjisë ushtarake të Rusisë, lufta hibride nuk është vetëm dezinformim, siguri kibernetike, sabotim e të tjera, por përfshin edhe gjëra sikurse përdorimi i forcës”, paralajmëron ajo.

Stradner shpreh shqetësim për narrativët që po shtyn përpara Rusia se gjoja Perëndimi po synon të hapë një front të ri, dhe se presidenti Putin do që t’i thotë Perëndimit se, “nëse nuk do që Ballkani të përshkallëzohet, atëherë duhet të negociosh me mua”. 

Protestues serbë duke u përleshur me pjesëtarë të KFOR-it, në hyrje të objektit të Komunës së Zveçanit, Kosovë, më 29 maj 2023. 

Roli i KFOR-it dhe i sanksioneve 

Por, kryeministri i Kosovës, në një shkrim të botuar në New York Times, tha se hapja e një fronti të ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë dhe Serbisë, “pasi Serbia mund të tentojë të fitojë territor përmes agresionit, dhe Rusia mund të forcojë kontrollin ndaj Serbisë si satelit të saj, dhe ta shpërqendrojë botën nga lufta e saj në Ukrainë”.
Stradner dhe Shtuni pajtohen se Serbia mund të ketë qëllime territoriale ndaj Kosovës. Shtuni këshillon koordinim me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë të Kosovës për parandalimin e ndonjë përshkallëzimi, teksa Stradner thotë se Perëndimi duhet t’i dërgojë sinjal të qartë Beogradit se nëse vepron në Kosovë, KFOR-i do të veprojë.
Nga aleanca ushtarake perëndimore thonë për Radion Evropa e Lirë se dislokimi i 1.000 trupave shtesë në Kosovë vitin e kaluar ishte ndër hapat e ndërmarrë për t’u siguruar se “KFOR-i ka forcat dhe kapacitetet për të përmbushur mandatin” e tij.
Vitin e kaluar, veriun e Kosovës e përshkuan tensione të larta: protestat e serbëve kundër kryetarëve shqiptarë, që kulmuan me përleshje me pjesëtarët e KFOR-it, u pasuan muaj më vonë nga sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh.

Pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, për të cilin Prishtina fajëson Beogradin, autoritetet në Kosovë thanë, po ashtu, se po hetonin lidhjet e mundshme ruse me këtë sulm.
Zyrtarët në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të sanksionohet për sulmin në Banjskë, duke paralajmëruar se, në të kundërtën, një sulm i tillë mund të përsëritet.
Stradner pajtohet se sanksionet ndaj njerëzve specifikë do të ishin një formë e mirë për të parandaluar kërcënimet eventuale në të ardhmen./REL 



Ju sugjerojmë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…
Kryesore

Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…

5 Qershor, 2026 6:37 pm
Para
Angli/ Gjenden dy valixhe me mbetje njerëzore në urën Bristol  

Angli/ Gjenden dy valixhe me mbetje njerëzore në urën Bristol  

Prokurori Olsian Çela takon Kreun e Zyrës së KiE në Tiranë, në fokus siguria e gazetarëve

Prokurori Olsian Çela takon Kreun e Zyrës së KiE në Tiranë, në fokus siguria e gazetarëve

Kosovë, miratohet projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave mes kundërshtimesh të ashpra

Kosovë, miratohet projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave mes kundërshtimesh të ashpra
















TE FUNDIT

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
5 Qershor, 2026

Ushqimi i pasigurt vazhdon të jetë një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik në botë. Sipas vlerësimeve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}