Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A na shërojnë më antibiotikët apo bakteret janë bërë rezistente?

2015/11/20 at 1:20 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A na shërojnë më antibiotikët apo bakteret janë bërë rezistente?

Ka vite që paralajmërohet dhe dita ka ardhur. “Magjia” e antibiotikëve ka marrë fund, pasi siç bëhet e ditur, aktualisht nuk ka më një antibiotik, ndaj të cilit bakteret të mos shfaqin rezistencë.

Një zbulim i bërë nga kërkuesit në Kinë, i vë vulën frikës së shprehur deri më tani, e që në fund të vitit të kaluar detyroi edhe presidentin amerikan Barack Obama dhe kryeministrin britanik, David Cameron, ta cilësonin imunitetin e fituar të baktereve ndaj antibiotikëve si një nga kërcënimet më serioze për njeriun.

Deri më tani, pranohej se një lloj bakterieje, quajtur Gram negative, kishte mbetur e ekspozuar ndaj një lloji të veçantë antibiotikësh, të njohur si polymyxins. Këto të fundit u quajtën si shpresa e fundit dhe përdoreshin në infeksione nga baktere që shfaqnin rezistencë ndaj çdo lloj antibiotiku tjetër. Për këtë arsye, colistin, polymyxini më i përdorur, u klasifikua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një antibiotik me rëndësi kritike për shëndetin e njerëzimit.

Por pavarësisht kësaj, fermerët, sidomos në Kinë, e përdorën colistinin në masë të madhe për të rritur peshën e derrave dhe pulave.

Përdorimi solli edhe njohjen e colistin nga bakteret dhe përshtatjen e tyre. Yi-Yun Liu nga Universiteti Bujqësor i Guangzhou në Kinën Jugore kanë zbuluar genin e parë të njohur që është rezistent ndaj colistinit dhe që transferohet lirshëm në baktere.

Më tej akoma, ky gen rezulton të jetë përhapur në Kinën Jugore, në 15% të mostrave të mishit dhe 21% të kafshëve të testuara mes viteve 2011-2014. Dhe çfarë është më e keqja, ky gen rezistent ka nisur të shfaqet në infeksionet te njeriu. Ekipi kinez konstatoi 16 raste nga 1332 teste urine dhe gjaku që kreu për këtë qëllim.

Geni në fjalë, i cili transferohet nga bakteri në bakter, pra nga njësia në njësi, përmes mjedisit të infektuar, krijon kushtet për lindjen e një bakteri rezistues ndaj të gjithë antibiotikëve. Pan-rezistenca e një bakteri do ta bënte atë të paasgjësueshëm nga çdo lloj antibiotiku që është sot në qarkullim.

Sipas ekipit kinez, ky gen lëviz lirshëm edhe mes pathogjeneve të zakonshëm tek njeriu si Escherichia coli, Klebsiella dhe Pseudomonas, që shkaktojnë infeksione serioze në gjak, infeksione urinare dhe në stomak. Në situatën e tanishme vihet re edhe një ndryshim cilësor: rezistenca ndaj colistin ishte vënë re edhe më parë, por mutacionet në genet bakteriale që përgjigjeshin për këtë rezistencë, nuk mund të përhapeshin jashtë bakteres që e kishte zhvilluar këtë aftësi.

Ekipi kinez ka zbuluar genin MCR-1 që e thyen këtë kufizim. Kjo do të thotë se problemi shumë shpejt do të jetë global.

Ju sugjerojmë

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane
Bota

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

6 Korrik, 2025 3:57 pm
“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit
Aktualitet

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

6 Korrik, 2025 3:38 pm
National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë
Aktualitet

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025 3:30 pm
Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
Aktualitet

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

6 Korrik, 2025 3:06 pm
Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
Bota

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

6 Korrik, 2025 2:55 pm
Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
Rajoni

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

6 Korrik, 2025 2:42 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
Aktualitet

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

6 Korrik, 2025 2:07 pm
Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
Kronikë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

6 Korrik, 2025 1:56 pm
Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
Politikë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

6 Korrik, 2025 1:53 pm
Para
Miriam Cani shfaq për herë të parë barkun në publik

Miriam Cani shfaq për herë të parë barkun në publik

Vazhdojnë sulmet terroriste, merren 170 njerëz peng

Vazhdojnë sulmet terroriste, merren 170 njerëz peng

Dëshmia e rrallë/Luftëtari i penduar: Ju rrëfej jetën me ISIS

Dëshmia e rrallë/Luftëtari i penduar: Ju rrëfej jetën me ISIS

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane
6 Korrik, 2025

Ministria e Financave e Kinës njoftoi të dielën se do t’i kufizojë blerjet qeveritare të pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian...

Lexo më shumë

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit
6 Korrik, 2025

14 oficerët e doganave të arrestuar në Mavromat (Qafë-Botë) për ryshfet, u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të...

Lexo më shumë

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë
6 Korrik, 2025

Duke zbritur përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera shqiptare është shpallur si...

Lexo më shumë

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
6 Korrik, 2025

Në zonën bujqësore të Halilajt dhe Imështit të Lushnjes, problemet me çmimin e shitjes së shalqirit kanë futur në krizë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com