Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në Kosovë?

2024/07/07 at 9:45 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A mund të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në Kosovë?

Ndonëse në fund të Qershorit, Qeveria e Kosovës ndaloi përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore, një gjë e tillë aktualisht nuk planifikohet në nivel vendi. Kështu thotë për “Radion Evropa e Lirë”, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.


“Analizat dhe vlerësimet e institucioneve dhe ekspertëve në lidhje me gjendjen dhe rreziqet e sigurisë kombëtare kibernetike janë të vazhdueshme. Masat dhe rekomandimet për të ardhmen nxirren vetëm mbi rezultatet e këtyre analizave. Aktualisht, nuk është diskutuar ndalimi i rrjetit social TikTok në nivel vendi”, thotë Kryeziu.

Qeveria vendosi të ndalojë TikTok-un në institucionet shtetërore për shkak të rreziqeve kibernetike që, sipas ekzekutivit, ky aplikacion paraqet.

TikTok-u është aplikacion i popullarizuar për shpërndarjen e videove të shkurtra, kompania amë e së cilës, ByteDance, e ka bazën në Kinë. Në vitin 2021, TikTok-u është shpallur aplikacioni më i shkarkuar në botë, që përdoret nga të gjitha moshat, por të rinjtë janë shënjestra kryesore. Kjo ka rritur shqetësimet për sigurinë e tyre çdo ditë e më shumë.

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se TikTok-u mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me Qeverinë kineze.

Në vitin 2023, TikTok-u kishte 1.5 miliard përdorues aktivë në baza mujore, ndërsa deri në fund të vitit 2024 pritet të arrijë në 1.8 miliard përdorues. Numri i qytetarëve nga Kosova që përdorin këtë aplikacion nuk dihet, por videot e publikuara nga përdoruesit kosovarë marrin miliona shikime.

Arbisa Shefkiu, 28-vjeçarja nga Gjilani e sheh TikTok-un si një platformë të shkëlqyer për të shprehur kreativitetin dhe për t’u lidhur me njerëz të tjerë nga e mbarë bota.

Megjithatë, ajo beson se në Kosovë duhet të ketë nisma për të rritur ndërgjegjësimin dhe sigurinë e përdoruesve të kësaj platforme.

“Kjo përfshin edukimin e rinisë për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të teknologjisë, si dhe monitorimin e përmbajtjes për të parandaluar abuzimin dhe shpërdorimin e platformave të tilla”, thotë ajo.

Sipas saj, është e rëndësishme që autoritetet dhe komuniteti të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje që të sigurojnë një mjedis të sigurt për të gjithë përdoruesit.

“Edukim për platformat sociale”

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se Kosova ka vendosur kontakt me TikTok-un dhe janë bërë disa ndryshime për përdorimin e këtij aplikacioni në vend.

Sogojeva-Dermaku shprehet se nga këto takime është vendosur që të përkthen në gjuhën shqipe politikat e privatësisë, dhe të vendoset kufizimi i moshës nga 13 në 16 vjeç për përdoruesit e këtij aplikacioni. Ajo vlerëson se Kosovës i duhet edukim për përdorimin e platformave sociale.

“…Të dimë dhe të mësojmë sesi duhet të sillemi në internet, të dimë si ta ruajmë veten dhe të tjerët nga keqpërdorimet në internet, kjo është ajo që duhet të bëjmë”, thekson ajo./REL



Ju sugjerojmë

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
Para
Arsenal armësh, kokainë dhe heroinë/ Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 16 persona

Arsenal armësh, kokainë dhe heroinë/ Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 16 persona

Lejuan përvetësimin e 7500m2 tokë me dokumente të falsifikuara/ Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre ish-zyrtarët e komunës Bërxullë dhe një qytetar

Lejuan përvetësimin e 7500m2 tokë me dokumente të falsifikuara/ Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre ish-zyrtarët e komunës Bërxullë dhe një qytetar

Rama ndan pamjet e turistëve në kryeqytet: Tirana e pushtuar si asnjë vit më parë!

Rama ndan pamjet e turistëve në kryeqytet: Tirana e pushtuar si asnjë vit më parë!
















TE FUNDIT

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
7 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë rreth orës 09:45 në fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
7 Korrik, 2026

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete...

Lexo më shumë

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
7 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije në një konferencë për mediat se një zgjidhje për luftën më...

Lexo më shumë

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
7 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}