Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A kërcënon një garë e re armatimi pa marrëveshjen INF?

2019/08/03 at 10:29 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A kërcënon një garë e re armatimi pa marrëveshjen INF?

Bernd Riegert-Marrëveshja, që i ndalonte SHBA-së dhe Rusisë, zhvillimin e raketave tokësore me predha me rreze të mesme veprimi dhe armatosjen e tyre me lëndë bërthamore, nga sot i përket historisë. Kjo është një ngarkesë për arkitekturën e sigurisë në Europë, sepse pikërisht për këtë kontinent u nënshrkua 32 vjet më parë marrëveshja INF.


SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik, pas garës së armatimeve që kishte paraprirë, ranë dakord që të asgjësojnë një kategori të tërë armësh. Një kërcënim i panevojshëm dhe me shumë kosto u eliminua prej SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, e ky ishte edhe një avantazh për secilin partner europian të aleancës. Një fushëbetejë europiane kësisoj u bë e pamundur. Por logjika atomike e demonstrimit të forcës – kërcënimi i ndërsjelltë – mbeti deri më sot. Megjithatë në një nivel më të ulët. Në fund të viteve 1980-të SHBA dhe Bashkimi Sovjetik dispononin secili mbi 12.000 predha atomike. Sot janë rreth 1600 nga ana amerikane dhe ajo ruse.

Besimi i humbur

Fundi i marrëveshjes INF tregon rritjen e vazhdueshme të mosbesimit mes SHBA-së dhe NATO-s nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër. Që nga viti 2008 Rusia paraqitet gjithnjë e më agresive. Lufta kundër Gjeorgjisë, pushtimi i Krimesë në lindje të Ukrainës, mbështetja e regjimit të Asadit në Siri, provokimet në kufijtë lindorë të NATO-s janë nga këndvështrimi perëndimor kërcnuese.  Armatimi me predha të reja ruse i vërejtur më së voni që nga viti 20014 (jo vetëm nën presidentin kaotik të SHBA-së Donald Trump, por shumë më parë) e justifikon si masë të fundit anulimin e marrëveshjes INF nga SHBA-ja.

Marrëveshja nuk i përshtatej më mjedisit strategjik. Ajo nuk përfshinte shtete si Kina, që nga ana e tyre kanë prodhuar raketa me reze të mesme veprimi. Marrëveshja nuk ofronte udhëzues përdorimi për sistemetet e reja të mbrojtjes nga raketat, që po krijohen në territorin e NATO-s për mbrojtjen ndaj kërcënimeve prej Iranit apo Koresë së Veriut, por kanë hasur në kundërshtimin e ashpër të Kremlinit. Rusia dhe NATO, pra dhe SHBA nuk duhej ta hidhnin në koshin e letrave këtë marrëveshje, por duke iu referuar partnerëvetë të tjerë kontraktues si Kina do të duhej ta modernizonin atë. Po ashtu do të duhej të merreshin parasysh tipe të reja armësh në internet ose robotët vrasës. Shansi është humbur prej Rusisë dhe SHBA nuk e kanë vlerësuar atë sa duhet.

Pasoja tani do të jetë natyrisht një garë e re armatimi. SHBA kanë deklaruar ndërkohë një provë të një predhe të re bërthamore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tërhoqi vëmendjen, që pas viteteve 1980 ishte i nevojshëm një “armatim pasues” i Perëndimit, për ta nxitur Lindjen me nivel më të ulët ekonomik që të nënshkruajë marrëveshjen.

Të shpëtohen kontrollet strategjike të armatimit

Të shpresojmë që dy fuqitë e mëdha nukleare ta shpëtojnë marrëveshjen e tyre për kufizimin e armëve ndërkontinentale (New START), që parashikon reduktimin e numrit të armëve atomike, të cilat mbahen në gatishmëri për asgjësimin reciprok. Në rishqyrtimin e kësaj marrëveshjeje duhet urgjentisht të përfshihen edhe fuqi të tjera nukleare si Pakistani, India, Izraeli apo Koreja e Veriut e Irani. Nuk është e sigrutë nëse një gjë e tillë është e mundur në sfondin e mosbesimit të fortë mes drejtuesve aktualë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kremlin. Kontrolli i armatimeve do të ishte urgjentisht i domosdoshëm, por rruga drejt tij nuk po duket.

Marrëveshja INF e anuluar tani u hartua më 1987, pasi në Bashkimin Sovjetik përfaqësuesit e vijës së fortë u zëvendësuan prej sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Michail Gorbatschov. Le të shpresojmë që të mos na duhet të presim brezin pasues në Kremlin, që të mund të negociohet një marrëveshje e arsyeshme për kufizimin e armatimeve. Por edhe ndaj palës amerikane mund të të lindin dyshime të kuptueshme nëse është vërtetë në gjendje administrata aktuale të negociojë arsyeshëm për çarmatimin. Një president, të cilit nuk i kihet besë, që ka bërë mjaft dëm në politikën e jashtme dhe rrethohet prej fajkojve, nuk të inkurajon.



Ju sugjerojmë

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Para
Humb jetën në rrethana të panjohura turisti rumun në Vlorë

Lirohen të tjera hapësira publike në plazhe, në “rrjetë” dhe dy drejtorë

Rama prezanton “Migjenin”, në vjeshtë fluturon drejt Italisë

Rama prezanton “Migjenin”, në vjeshtë fluturon drejt Italisë

Pse duhet të konsumosh banane

Pse duhet të konsumosh banane
















TE FUNDIT

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
8 Qershor, 2025

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit. Ky...

Lexo më shumë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
8 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme,...

Lexo më shumë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com