Aktualitet

A i rrezikohet jeta Saimir Tahirit në burg?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 07/02/22 |
Opi Nion

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prej mbrëmjes së të premtes kur gjykata vendosi ta dënojë atë me 3 vite e 4 muaj burg, po mbahet në ambientet e burgut 313.

Sipas “ABC”, ish-ministri nuk do ta vuajë dënimin në këtë burg. Kjo për shkak se në këtë godinë qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar në kohën kur ish ministri ishte në detyrë.

Aktualisht, Tahiri mbahet në katin e dytë të godinës numër dy të burgut 313 ku është në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye të sigurisë së tij.

Në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.

Pas