Kryesore

A e mbështet kancelari gjerman Ballkanin e Hapur?Rama: Nuk do përtonta ta thoshte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 12/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Berlin, u pyet edhe për Ballkanin e Hapur.

Nja nga gazetarët e pyeti atë nëse kancelari gjerman, Olaf Scholz, e mbështet Ballkanin e Hapur. Sipas Ramës, nëse kancelari do të ishte mosmbështetës do ta thoshte atë.

“Po të ishte mos mbështetës nuk do përtonte ta thoshte. Kështu që kurrsesi nuk do thosha që është mos mbështetës. Ndërkohë që përsa i përket mbështetjes së hapur edhe me gjithsej të thënë ashtu siç e them unë, kjo është një zgjedhje e komunikimit. Për më tepër që procesi i Ballkanit të Hapur, ka lindur dhe kur shpjegohet ekzaktësisht siç është sepse procesi i Berlinit po fillonte të humbte impaktin. Përsa i përket atyre që janë në Tiranë, nuk e shohin si problem, nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët. Por më intereson çfarë mësojnë shumica e shqiptarëve përmes Këshillimit Kombëtar”,-u shpreh Rama.

Pas