Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?

2024/08/01 at 10:03 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?

Mali i Zi ka një qeveri të re, ku partitë pro ruse dhe pro serbe luajnë një rol të rëndësishëm.


Vendi deri më sot pro perendimor dhe pro europian është i përçarë.

Deri vonë vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi, dukej se po ndiqte qartazi shtegun proeuropian. Në prill 2023 politikani për tri dekada në funksionet më të larta drejtuese të vendit, autokrati Millo Gjykanoviç humbi zgjedhjet si president. Partia e tij Socialiste (DPS) pasuese e organizatës dikur komuniste qysh në verën 2020 u desh të ulet në bankën e opozitës. Që nga ajo kohë ndonëse politikisht jo gjithçka shkoi mbarë, integrimi i Malit të Zi në BE, orientimi transatlantik dhe politika e reformave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin të padiskutueshme.

Por këtej e tutje kjo mund të ndryshojë. Sepse që nga java e kaluar Mali i Zi ka një qeveri të re, që vëzhgues të pavarur në vend e konsiderojnë si kabinetin e tmerrshëm. “Kjo qeveri e përçan rrezikshëm shoqërinë dhe ve në pikëpyetje rrugën dhe karakterin europian të vendit”, shkruan publicisti dhe drejtori i gazetës Vijesti, Zeljko Ivanovic.

Kryeministri malazez në detyrë që nga vjeshta 2023 Milojko Spajiç nga aleanca Europa Tani (PES) javën e kaluar prezantoi kabinetin qeveritar të ristrukturuar. Koalicioni qeverisës përbëhet nga partitë me drejtues pro serbë e pro rusë, ndër to Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç, përkatësisht kryetar i partisë Demokracia e re Serbe (NSD) dhe Partia Demokratike Popullore e Malit të Zi (DNP). Mandiç është që nga tetori 2023 edhe president i parlamentit të Malit të Zi.

Mandiç dhe Knezeviç janë përkrahës të deklaruar të Putinit, ata indirekt shprehen kundër pavarësisë së Malit të Zi nga Serbia shpallur më 2006 dhe e refuzojnë integrimin në BE si dhe antarësimin që nga viti 2017 të vendit në NATO. Ata bëjnë thirrje për një lidhje të ngushtë të Malit të Zi me Serbinë, janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe përgënjeshtrojnë gjenocidin e Srebrencisë. Ata dhe partitë e tyre kësisoj venë në pikëpyetje arsyen e shtetit dhe identitetin e Malit të Zi.

Një aspekt anësore i qeverisë së re është, se numri i ministreve dhe ministrave është rritur rekord në 32 antarë – në një vend me rreth 600.000 banorë.

Pjesëmarrja e politikanëve si Mandiç dhe Knezeviç në koalicionin qeverisës ishte pjesë e një marrëveshjeje mes Spajiç dhe partive pro serbe, pasi partia e tij pro europiane pas zgjedhjeve para një viti fitoi një shumicë të ngushtë dhe u mbështet nga 13 deputetë nga blloku i partive pro serbe. Në këmbim këto parti duhej të shpërbleheshin me poste ministrash, gjë që edhe u realizua tani. Edhe pse NSD dhe DNP nuk kanë poste kyçe në qeveri, e Mandiç dhe Knezeviç nuk kanë vet poste ministrore, nëse bashkëpunimi me ta sjell “më shumë stabilitet” për qeverinë Spajiç, sikurse ai premton, është e pasigurtë.

“Drejtuar nga Moska dhe Beogradi”

Reagimet nga brenda dhe jashtë vendit ishin të menjëhershme. Presidenti malazez Jakov Milatoviç, i cili përpara pak muajsh u shkëput nga Spajiç dhe partia e tij PES për shkak të një grindjeje mbi koncernin kombëtar energjetik, në komentin e tij lidhur me qeverinë e riprodhuar të Malit të Zi theksoi, se “Mali i Zi është një viktimë e veprimit primitiv politik dhe e papërgjegjshmërisë, që përshfaqin vazhdimisht kryeministri Milojko Spajiç dhe udhëheqja e vendit”.

Ngjashëm u shpreh edhe kryetari i partisë demokratike të socialistëve Andrija Nikoliç. Ai është edhe më i drejtpërdrejtë në kritikën e tij në dallim nga Milatoviçi, i cili konsiderohet i afërt me Serbinë. “Kemi të bëjmë me një qeveri, që drejtohet nga Moska dhe nga Beogradi”, është shprehur ai pë remdiat malazeze.

Edhe qeveria e SHBA-së, që është shprehur qartazi kundër pjesëmarrjes së partive pro serbe, reagoi përmes ambasadës: “Ne jemi të shqetësuar për përfshirjen e partive dhe udhëheqësve në qeverinë malazeze, të cilët nuk e dënojnë agresionin rus ndaj Ukrainës, refuzojnë sanksionet dhe qendrimi i të cilëve është në kontradiktë të drejtpërdrejtë me parimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thuhet në një komunikim të Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë.

Në Kroaci e padëshiruar

Vendi fqinj, Kroacia, reagoi ashpër: Një ditë pas ristrukturimit të qeverisë Ministria e Jashtme kroate i shpalli persona të padëshiruar të tre politikanët e nivelit të lartë. Krahas Mandiç dhe Knezeviç ky vendim prek edhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beciç, një politikan i qendrës, pozicionet politike të të cilit shpesh luhaten. Të tre janë në Kroaci të padëshiruar për shkak të “masave sistematike për trazimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë” dhe “keqpërdorimin e vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë për qëllime të politikës së brendshme”, thuhet në deklaratën e Kroacisë.

Shkas për këtë hap të Kroacisë është “Rezoluta për Jasenovac”, që e miratoi parlamenti në Podgoricë në fund të qershorit. Jasenovac në Luftën e Dytë Botërore ishte një kamp kroat përqendrimi, ku janë vrarë serbë, hebrej dhe romë. Edhe sot Jasenovac është një simbol i armiqësisë serbo-kroate. Rezoluta u miratua si një lloj përgjigjeje ndaj rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenica. Meqënëse Mali i Zi votoi në OKB për rezolutën për Srebrenicën, forcat pro serbe në Mal të Zi, sipas vëzhguesve në Kroaci, miratuan rezolutën e Jasenovacit si “kundërpërgjigje”.

Sa i përket raporteve të tensionuara malazezo-kroate, sipas politologut kroat Zarko Puhovski, problemi i rezoluatës së Jasenovac-it është “i fryrë”, në radhë të parë është problematike, që deri tani asnjë qeveri kroate nuk ka pranuar mizoritë në Jasenovac dhe as përgjegjësinë historike. Kësisoj, shton Puhovski duke iu ereferuar Malit të Zi: “Kroacia me fqinjin e tij ka në fakt të tjera probleme, si p.sh. kufirin e papërcaktuar apo pretendime të hapura lidhur me pasuri të patundtshme./DW



Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Miratohen ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut/ Koçiu: Do ngrihet një regjistër publik për mjekët që punojnë edhe në privat

Miratohen ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut/ Koçiu: Do ngrihet një regjistër publik për mjekët që punojnë edhe në privat

Qetësohet situata në Shëngjin, del nga kontrolli zjarri në Tepelenë

Situata e zjarreve në vend/ Në 24 orët e fundit janë raportuar 39 vatra zjarri

Denaj: Financim 25 milionë Euro për peshkimin

Denaj: Financim 25 milionë Euro për peshkimin
















TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com