Tre deputetë të Partisë Demokratike kanë hedhur firmën për një koalicion tjetër opozitar për zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për deputetët Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.
Koalicioni quhet “Aleanca Liberale e Djathtë” dhe në të bëjnë pjesë tre parti; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat.
Sigla e koalicionit do të jetë ALD.
Këto tre parti, pra Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat, duke marre firmat e tre deputetëve, konsiderohen parti parlamentare dhe për pasojë nuk e kanë me detyrimin mbledhjen e firmave për të kandiduar me listat e tyre në zgjedhje.