Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden, thirrje amerikanëve të kenë besim tek bankat

2023/03/13 at 8:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden jep detaje të skemës së re të refugjatëve, si do shkojnë në SHBA ukrainasit

Presidenti Joe Biden tha të hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, në një përpjekje për të injektuar besim, pas falimentimit të beftë të dy bankave. Ky zhvillim nxiti frikë për pasoja më të mëdha.

“Depozitat tuaja do të jenë aty kur t’u nevojiten“, tha presidenti.

Të premten entet rregullatore amerikane mbyllën bankën “Silicon Valley”, ndërsa ajo u përball me mungesë të parash, ndërsa klientët nxituan të tërheqin depozitat e tyre, për shkak të shqetësimeve lidhur me aftësitë paguese të bankës.

Ky është falimentimi i dytë më i madh në historinë e vendit, pas asaj që ndodhi me bankën Washington Mutual në vitin 2008, e cila gjithashtu nuk arriti të përmbushë detyrimet financiare. Pas bankës Silicon Valley, edhe një bankë e dytë, banka Signature, me bazë në Nju Jork gjithashtu falimentoi.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se do të kërkonte që përgjegjësit të japin llogari, ndërsa ushtroi trysni për mbikëqyrje e praktika më të mira që rregullojnë veprimtarinë e bankave më të mëdha. Presidenti premtoi se asnjë humbje nuk do të përballohej nga taksapaguesit.

“Amerikanët mund të kenë besim se sistemi bankar është i sigurt“.

Zoti Biden njoftoi gjithashtu shkarkimin e drejtuesve të bankave që falimentuan. “Nëse banka do të administrohen nga Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, ata që drejtojnë bankën nuk duhet të punojnë më atje“, tha ai. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, është agjencia përgjegjëse federale për sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar.

Me një vlerë kapitali prej 110 miliardë dollarësh, falimentimi i bankës Signature përbën rastin e tretë më të madh në historinë e SHBA-ve. Një tjetër bankë në vështirësi, First Republic, njoftoi të dielën se kishte forcuar situatën e saj financiare, falë financimit të siguruar nga Banka Qendrore dhe JPMorgan Chase./ VOA

Etiketa: bankatBidenshba

Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
Bota

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

9 Tetor, 2025 12:32 pm
Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet
Kryesore

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

9 Tetor, 2025 12:29 pm
Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës
Kryesore

Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës

9 Tetor, 2025 12:28 pm
Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin
Kryesore

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin

9 Tetor, 2025 12:20 pm
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
Politikë

Zgjedhjet lokale në 6 bashki/ PD, PS dhe PL propozojnë anëtarët e KZAZ

9 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese

9 Tetor, 2025 11:45 am
PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën
Kryesore

PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën

9 Tetor, 2025 11:25 am
Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, mos bëni kapital politik me prokurorë e gjyqtarë
Kryesore

Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, mos bëni kapital politik me prokurorë e gjyqtarë

9 Tetor, 2025 11:22 am
Për çfarë ranë dakord Izraeli dhe Hamasi në Egjipt
Bota

Për çfarë ranë dakord Izraeli dhe Hamasi në Egjipt

9 Tetor, 2025 11:01 am
Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen

9 Tetor, 2025 10:43 am
Para
Diplomatët e dëbuar rusë gjejnë “shtëpi” në Beograd

Diplomatët e dëbuar rusë gjejnë "shtëpi" në Beograd

Gazment Bardhi: PD do të zhvendoset në një godinë të re, nuk përsërisim 8 janarin

Gazment Bardhi: PD do të zhvendoset në një godinë të re, nuk përsërisim 8 janarin

“Po vdiqe, më mirë”/ Dhunon bashkëfshatarin me sëpatë, lihet i lirë

“Po vdiqe, më mirë”/ Dhunon bashkëfshatarin me sëpatë, lihet i lirë

TE FUNDIT

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
9 Tetor, 2025

Pengjet izraelite mund të lirohen që të dielën, sipas planit të Donald Trump për fundin e luftës në Gaza, dhe...

Lexo më shumë

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet
9 Tetor, 2025

Pas mbylljes së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se deputetët e PD ofenduan ministrat në...

Lexo më shumë

Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës

Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës
9 Tetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se mbyllja e seancës parlamentare para kohe nga ana e socialistëve erdhi pas...

Lexo më shumë

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin
9 Tetor, 2025

Përfundon seanca, dhe me propozim të grupit të PS kaloi direkt në proces votimi. Sipas socialistëve, demokratët abuzuan duke kërkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com