Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analistët serbë për rrezikun nga nacionalistët në rast marrëveshjeje me Kosovën

2023/01/29 at 7:29 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ballkani i Hapur ide e Lavrov?Vuçiç:E krijuam unë,Edi dhe Zaev,kemi biseduar me..

Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mund të përballet me reagime të ashpra dhe të rrezikshme pasi ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.


Ata pohojnë se reagimet janë pasojë e retorikës anti-perëndimore të përdorur prej vitesh nga vetë presidenti serb. Sidoqoftë, analistët me të cilët bisedoi kolegu Artan Haraqija vlerësojnë se politika serbe nuk ka një figurë më të fuqishme se sa Vuçiç që të përballet me këto reagime dhe pranimi i propozimit evropian mund ta nxjerrë atë fitues në nivel ndërkombëtar.

Pranimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, përbën një ndryshim të madh të politikave të tij nacionaliste, thanë për Zërin e Amerikës analistët, Maja Pishçeviç, eksperte nga Beogradi e Këshillit të Atlantikut dhe gazetari Boshko Jakshiç.

 “Kemi ardhur deri te pika kur duhet të pyesim, çfarë duam dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me Kosovën? Gjithmonë kam vlerësuar se konflikti duhet shmangur… Vlerësoj se është e rëndësishme të kërkojmë zgjidhje kompromisi”, tha presidenti serb në fillim të konferencës së 23 janarit ku në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pranoi propozimin që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.

Sipas presidentit serb, propozimi përfshin edhe pikën sipas së cilës Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata si Këshilli i Evropës, NATO dhe me gjasë edhe OKB.

 “Situata në të cilën është tani zoti Vuçiç është një lloj bumerangu. Atmosfera dhe mjedisi, që në masë të madhe është krijuar nga vetë zoti Vuçiç, e armiqësoi Serbinë me Perëndimin dhe tani është vetë ai që duhet të merret me këtë problem. Mendoj se kjo mund të jetë e rrezikshme”, tha për Zërin e Amerikës zonja Pishçeviç.

Qëndrim të njëjtë ka edhe gazetari, Boshko Jakshiç.

“Anëtarët e partisë së tij dhe këtu po flas për 700 000 anëtarë, që presidenti e përmend shpesh me krenari, tani janë në gjendje shoku dhe të hutuar: si ka mundësi që ai i cili u mësonte atyre se Kosova është pjesë e Serbisë, tani po ndryshon politikën e tij. Atij do t’i duhet kohë për të qetësuar këtë gjë. Nëse ai nënshkruan marrëveshje për Kosovën, kjo do të ishte një lloj drejtësie kozmike që ai i cili aktivisht e krijoi problemin e Kosovës, tani duhet ta zgjidhë atë” tha gazetari serb, Boshko Jakshiç.

Ky vendim, marrë parasysh qëndrimet e ashpra ndër vite të presidentit serb, që mbështetet në përkrahjen ruse në qasjen ndaj Kosovës, dukej i pamundur deri më 23 janar.

“Serbia kurrë nuk ka bërë dhe nuk do bëjë diçka të dëmshme për interesat e Federatës Ruse”, tha presidenti serb pas takimit me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov në Beograd më 2018.

Dy vjet më vonë presidenti serb nuk la asnjë dyshim se ishte i gatshëm t’i thoshte jo integrimit në BE nëse i kërkohej ta njihte Kosovën dhe ta lejonte atë të bëhej anëtare e OKB-së.

“…Që të jem i qartë, përgjigja jonë do të jetë ‘jo'”,tha udhëheqësi serb në Beograd në qershorin e vitit 2020.

Presidenti Vuçiç i ka qëndruar besnik Moskës edhe pasi Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë.

Fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator të vitit të kaluar ishte pothuajse i tëri një sulm ndaj perëndimit.

“Shumë në këtë sallë kanë probleme me respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Doni ta dini pse? Sepse ata e kanë pushtetin në duart e tyre dhe në sytë e tyre, ne jemi të vegjël dhe të dobët”, tha presidenti serb.

Perëndimi nuk e ka ndëshkuar dualizmin e politikës së Aleksandër Vuçiçit, që njëkohësisht kërkon integrimin në BE, por edhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Moskën. Jo rrallë herë kjo interpretohej si çështje që kishte adresë vetëm votuesin serb. Dhe, votuesi serb dëgjonte me vëmendje.

Serbia është ndër vendet e rralla ku mijëra veta kanë protestuar më se njëherë në përkrahje të Moskës pas agresionit rus në Ukrainë. Qëndrimet pro-ruse në Serbi kanë shkuar aq larg, sa ato i janë kthyer kundër edhe vetë zotit Vuçiç, kur ai bënte përpjekje që të shkëputej sadopak nga lidhjet me Rusinë.

 “Unë erdha në këtë tubim… për të mbështetur Rusinë, duke kundërshtuar edhe veprimet e autoriteteve të Beogradit, të cilët morën vendimin e turpshëm për të votuar kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara”,tha Mladen Obradoviç, një protestues serb pro rus në muajin prill të vitit 2022.

Me gjithë shqetësimet, analistët serbë besojnë se Aleksandër Vuçiç mund ta përballojë me sukses reagimin e ashpër që mund të ndodhë në rast të një marrëveshjeje me Kosovën. Zonja Pishçeviç, përmend një mori mediash që kontrollohen nga presidenti serb dhe tani, thotë ajo, po vërehen sinjale të vogla se gjuha e përdorur prej tyre po ndryshon.

 “Është hera e parë pas shumë kohësh që shoh shtypin duke folur për nevojën e vendit tonë për t’u kthyer nga perëndimi. Shumë prej tyre nuk e thonin këtë në të kaluarën. Më së shumti publikonin kritika për presionin që i behej Serbisë dhe se perëndimi nuk i mban premtimet”, vlerëson për Zërin e Amerikës, Maja Pishçeviç.

“Nëse zoti Vuçiç e zgjidh problemin, mendoj se ai mund të vazhdojë lehtësisht të jetë një nga autokratët e preferuar të Evropës, siç e cilësoi dikur Angela Merkel (ish kancelarja e Gjermanisë). Nëse presidenti Vuçiç tregon gatishmëri, siç edhe duket, për marrëveshje atëherë ai mund të dalë nga kjo situatë si fitues në nivel ndërkombëtar. Por, jo një fitues në skenën vendore. Kritikat tani kanë filluar, do të ketë shumë armiq nga brenda. Pyetja është, pse zoti Vuçiç, i cili vetë është krijuesi i një politike dhe atmosfere të tillë në Serbi, po bën këtë kthesë të madhe tani?”, pyet gazetari serb, Bosko Jakshiç.

Analistët serbë thonë uniteti i perëndimit i treguar në Prishtinë dhe Beograd, nga tri shtetet më të fuqishme të BE-së, Gjermania, Franca dhe Italia me përkrahjen e Uashingtonit, nuk i ofron më mundësi për manovrime asnjërës palë, pasi pasojat janë të qarta, një gjë që e pranoi publikisht edhe presidenti serb.

“Që në fjalinë e dytë më është thënë, duhet ta pranoni këtë plan. Nëse nuk e pranoni, procesi i negociatave për integrim evropian do ndërpritet. Së dyti, do ndërpriten dhe tërhiqen investimet e huaja dhe me të gjitha masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ndërmerren, do t’i bëhen dëme të mëdha Republikës së Serbisë. Kjo më është përsëritur tre herë”, tha presidenti Vuçiç më 23 janar.

“Shqetësimi im është kur dëgjoj opozitën duke thënë se nuk duam ta mbështesim zotin Vuçiç sepse, tani, kur ai ndodhet përballë kësaj zgjedhjeje të vështirë ka dëshirë ta ndajë përgjegjësinë dhe barrën me ne. Unë mendoj se kjo është e gabuar. Pranimi i këtij propozimi nuk është përkrahje për zotin Vuçiç. Ajo do të ishte një PO për të ardhmen e Serbisë. Ne kemi humbur mijëra të rinj të shkolluar vetëm gjatë vitit të kaluar. Largimi i trurit nga vendi është tejet i rrezikshëm. Pranimi i propozimit është PO edhe për dhjetëra mijëra serbët e Kosovës”, tha Pishçeviç.

“Ndryshe nga opozita, përfshirë atë pro-evropiane unë nuk kam asgjë kundër që ai ta zgjidhë problemin. Kushdo që e zgjidh atë shpëton Serbinë, Kosovën dhe ndoshta tërë rajonin, shpëton unitetin evropian, që është i nevojshëm për t’u përballur me Rusinë. Me një marrëveshje për Kosovën, Serbia mund të zvogëlojë kapacitetin shantazhues të Rusisë, sepse në Moskë e përdorin Kosovën gjatë gjithë kohës, duke u paraqitur si mbështetës të integritetit territorial të Serbisë”, vlerëson gazetari Boshko Jakshiç.

Analistët serbë thonë se trysni e ngjashme nga perëndimi është bërë edhe ndaj Prishtinës. Por, sfida e kryeministrit Kurti, sidomos me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për çfarë ai është kritikuar sidomos nga Uashingtoni, nuk është sfidë më e madhe se sa ajo me të cilat përballet presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili, sipas tyre, duhet të bëjë kompromis me diçka që shkon në kundërshtim me të paktën dy dekada të të bërit politikë në Beograd, ku Kosova vazhdon të trajtohet si pjesë e pandashme e Serbisë./ VOA



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Të pandarë deri në fund, detaje nga vdekja e bashkëshortëve në Tiranë

Aksident në Vlorë, plagosen tre persona

Presidenti/ Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhjet/ Grupi Alibeaj në PD dorëzon në KQZ listën e anëtarëve të KZAZ

Përfshihet nga flakët një makinë në Tiranë

Përfshihet nga flakët një makinë në Tiranë
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}