Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Netanyahu zotohet për kundërpërgjigje të ashpër pas sulmit në sinagogë

2023/01/29 at 5:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Netanyahu zotohet për kundërpërgjigje të ashpër pas sulmit në sinagogë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të dielën se Izraeli do të kundërpërgjigjet me një grusht të hekurt, të fuqishëm, të shpejtë dhe të saktë ndaj terrorizmit.


Komentetet vijnë pas një sulmi me armë në një sinagogë ku humbën jetën të paktën shtatë izraelitë, që pasoi një operacioni vdekjeprurës të forcave izraelite ku u vranë të paktën 10 palestinezë.

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve shpërtheu në prag të një vizite tre-ditore të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Lindjen e Mesme. Ai mbërriti në Egjipt të dielën dhe pritet të shkojë në Jeruzalem të hënën.

Kryeministri Netanjahu tha se Izraeli nuk kërkon përshkallëzim, por njoftoi se qeveria e tij miratoi një sërë masash për luftën kundër terrorizmit.

“Nga njëra anë do të rrisim numrin e forcave të sigurisë dhe aktivtetin e tyre, nga ana tjetër do t’i bëjmë të paguajnë ata që kryejnë sulme terroriste dhe mbështetisit e tyre”, tha Netanjahu.

Megjithatë, ende nuk janë vërejtur shenja se Izraeli po përgatitet për një përgjigje ushtarake në shkallë të gjerë ndaj sulmit të fundit.

Situata e krijuar paraqet një sfidë të madhe për kryeministrin izraelit, i cili u rikthye në pushtet në dhjetor, në krye qeverisë më të djathtë në historinë e vendit, mes premtimesh se do të përmirësojë sigurinë për popullsinë izraelite.

Incidenti që ndodhi të premten, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, është sulmi më i rëndë i kryer nga një palestinez kundër izraelitëve në zonën e Jeruzalemit që nga viti 2008.

“Baba ti je heroi im, sakrifikove jetën tënde për të tjerët. Do të të nderojë përgjithmonë”, tha djali i një nga shtatë viktimave izraelite gjatë një ceremonie varrimi të dielën.

Vrasjet pasuan një operacion vdekjeprurës bastisjeje të forcave izraelite në qytetin e Bregut të pushtuar Perëndimor, Jenin, të enjten.

Ndërkohë, ministria palestineze e shëndetësisë njoftoi se dy palestinezë u vdiqën të dielën nga plagët e marra pasi u qëlluan nga forcat izraelite të sigurisë në dy incidente të ndryshme. Njoftimi për vdekjet u dha ndërsa policia izraelite bllokoi shtëpinë e palestinezit që kreu sulmin në sinagogë të premten.

Para vizitës së kësaj jave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në rajon, Shtetet e Bashkuara kishin bërë thirrje për uljen e tensioneve.

Sekretari Blinken mbërriti të dielën në Egjipt dhe pritet të shkojë në Jeruzalem të hënën.

Në takimin e tij me administratën e re të Izraelit, pjesë e së cilës janë edhe parti ultra-nacionaliste që duan zgjerimin e vendmanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, zoti Blinken pritet të përsërisë thirrjen e Shteteve të Bashkuara për qetësi dhe pritet të theksojë mbështetjen e Uashingtonin për një zgjidhje me dy shtete, megjithëse zyrtarët amerikanë e pranojnë se shanset që bisedimet afagjata të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve të ndodhin në të ardhmen e afërt, janë të pakta.

Shumica e fuqive botërore i konsiderojnë si të paligjshme vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.

Sekretari Blinken do të udhëtojë edhe në Ramallah për t’u takuar me presidentit e autoritetet palestinez Mahmud Abbas, i cili ende nuk ka komentuar mbi sulmin e së premtes por ka fajësuar Izraelin për përshkallëzimin e dhunës

Papa Françesku u lut të dielën për përfundimin e dhunës në Tokën e Shenjtë.

“U bëj thirrje dy qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar që menjëherë të gjejnë rrugën e dialogut dhe përpjekjeve të sinqerta për paqe”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje të dyja palëve për përmbajtje maksimale./ VOA



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte

Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte

“Jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore”, Trump: Unë mundësoj paqen për 24 orë

"Jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore", Trump: Unë mundësoj paqen për 24 orë

Përplasen 4 automjete në aksin Lezhë-Milot, ka të plagosur

Gjirokastër/ Makina del jashtë rruge, humb jetën një person
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}