Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Libri “Enver Hoxha” nga Blendi Fevziu, i përkthyer në 12 gjuhë të botës

2023/01/24 at 6:50 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Libri “Enver Hoxha” nga Blendi Fevziu, i përkthyer në 12 gjuhë të botës

I renditur nga “The Guardian” si një 10 librat më të mirë për të lexuar për periudhën e “Perdes së Hekurt” , libri i Blendi Fevziut, “Enver Hoxha” shënoi suksesin e radhës. Gazeta prestigjioze e përshkroi si një “libër tronditës”, ndërsa situata e Luftës së Ftohtë në vend ka qenë gjithnjë një enigmë dhe mister.


Blendi Fevziu ka mundur ta zbërthejë dhe shpalosë mjeshtërisht në librin e tij, suksesi i të cilit vijon të ndihet edhe 9 vite pas botimit.  Përjetimin dhe domethënien e kësaj arritjeje në karrierë, Fevziu e përshkruan në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan ku ndan të gjitha peripecitë e hasura gjatë botimit që duket se do ishin vetëm parapritë për një sukses të tejskajshëm dhe i përkthyer në 12 gjuhë të botës.

Blendi Fevziu: Befasimi i parë ka qenë sepse është interesant edhe historia e botimit, me të u mor më shumë personi që unë kisha kontaktuar në atë kohë, Robert Elsie, i cili kishte njohje me shtëpitë botuese,  e kaloi librin. Historia është shumë e bukur sepse në momentin e parë shtëpia botuese tha nuk mund ta publikojmë librin dhe Elsie kishte këmbëngulur sepse unë s’kisha ndonjë kontakt me ta. Kërkoi pse-në sepse sipas tij ishte një libër që i qëndronte standardeve të botimit. Atëherë shtëpia botuese në konfidencë i tha që recensioni që ne kemi marrë është një recension që tregon që ka problematika libri. Elsie këmbënguli që ta shihte dhe shtëpia botuese u detyrua që t’ia çonte pa emrin e recensionistit. Kur ia çoi, ne vumë re që në recension faktet që argumentoheshin për mosbotimin ishin e kundërta e atyre që ekzistonin në libër.

Rudina Magjistari: Cilët, për shembull?

Blendi Fevziu: Thoshte që në libër thoshte që Enver Hoxha ka qenë homoseksual, ndërkohë që kjo nuk vërtetohet, kur unë në libër them krejt të kundërtën, që asnjëherë nuk është vërtetuar kjo gjë. Këto sentenca, këto pjesë të paragrafëve nga libri që binin në kundërshtim me atë që thoshte recensioni, ia çoi Robert Elsie shtëpisë botuese. Shtëpia botuese çoi një email të cilin e ruaj akoma ku kërkonte shumë falje, thoshte ka ndodhur diçka e paprecedentë për ne kështu që do detyrohemi t’ia çojmë një eksperti britanik të Imperial World Museum i cili e njeh mirë historinë komuniste. Recensioni i dytë që erdhi, unë e mora, ma dha po ashtu Elsie, ishte shumë më pozitiv dhe shtëpia botuese vendosi ta botonte librin.

Recensionisti i parë ishte një kanadez i cili pak kohë më vonë, si pasojë e ndërhyrjeve të Elsie, i cili kontaktonte me të, nuk e di, kërkoi falje dhe tha që unë nuk pata kohë ta lexoja librin duke qenë se shtëpia botuese nuk ma kishte nisur, iu referova një historianeje në Tiranë që të më çonte ca piketa nga libri. Historiania nga Tirana i kishte thënë diçka krejt të kundërt pa e lexuar librin. Vetë historiania kishte  mbledhur çfarë kishte parë nëpër gazeta, ia kishte çuar, ai i kishte përkthyer në anglisht dhe i kishte bërë.

Pasi shtëpia botuese e publikoi librin, javën e parë të daljes së tij ajo që më bëri  përshtypje ishte që “BBC World Service” i kushtoi një rubrikë në versionin radio për rreth 7 minuta ku mori Robert Elsie atëherë që e pyeti. Menjëherë pas kësaj filluan të vijnë artikuj pas artikujsh, “The Guardian”, “Gazeta Letrare” britanike që është një nga më prestigjiozet në botë, “History Today” etj. Shtëpia botuese e ka ribotuar 4 herë librin në Britaninë e Madhe, është botuar deri më tani, unë kam identifikuar 11 gjuhë por edhe në gjuhë të tjera, por të drejtat e botimit në gjuhë të huaj i ka shtëpia botuese britanike./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
Bota

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

23 Nëntor, 2025 7:16 pm
Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Para
Ambasadori i SHBA në Serbi: Asociacioni, detyrim që del nga Marrëveshja e Brukselit

Ambasadori i SHBA në Serbi: Asociacioni, detyrim që del nga Marrëveshja e Brukselit

Dani Alves pas hekurave për përdhunim, Lionel Messi i vjen “në ndihmë”

Dani Alves pas hekurave për përdhunim, Lionel Messi i vjen "në ndihmë"

Dy albume me fotografi, projektet e reja të Blendi Fevziut

Dy albume me fotografi, projektet e reja të Blendi Fevziut
















TE FUNDIT

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
23 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar  qeverinë e Ukrainës, ndërsa në Gjenevë janë në zhvillim diskutimet për planin me...

Lexo më shumë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com