Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 10:30, në fshatin Letan të Elbasanit, në vendin e quajtur “Gurorja”.
Sipas policisë shtetasi Gj. B., 52 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Ai ishte denoncuar nga familjarët në polici si i humbur pasi nuk kishin kontaktuar më me të.
]Njoftim policie
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.