Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanabis, pistoletë dhe armë gjahu, pranga dy të rinjve në Cërrik

2023/01/08 at 2:18 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kanabis, pistoletë dhe armë gjahu, pranga dy të rinjve në Cërrik

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Elbasanit, në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar, “Cërriku 2023”, duke sekuestruar 10.4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 4 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 celularë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Fillimisht nga policia është ndaluar shtetasi me inicialet E.J, pasi në motoçikletën pa targa dhe që drejtohej pa leje drejtimi prej tij, u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë edhe shtetasin A. T. që mbante në brez një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.

Njoftimi nga policia

Elbasan/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Cërriku 2023”.

Vihen në pranga 2 shtetas (bashkëpunëtorë), njëri prej tyre i armatosur me pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, dhe tjetri sepse transportonte me motoçikletë, 2 thasë me lëndë narkotike kanabis.

Shpallet në kërkim një 33-vjeçar, bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar.

Sekuestrohen 10.4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 4 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 celularë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, të mbështetura nga inteligjenca informative për një rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, dhe si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cërriku 2023”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në  flagrancë shtetasit:

-A. T., 27 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-E. J., 20 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim një 33-vjecar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar.

Shërbimet e Policisë, në hyrje të fshati Klos, Cërrik, kanë ndaluar motoçikletën pa targa dhe që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi E. J., i cili transportonte 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë edhe shtetasin A. T. që mbante në brez një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.

Si rezultat i hetimit me metoda speciale, të realizuar në kuadër të operacionit “Cërriku 2023”, rezultoi se shtetasit A. T. dhe E. J., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, prej disa kohësh, ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në territorin e qarkut të Elbasanit.

Në cilesinë e provës materiale, u sekuestruan 10.4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 3 celularë. Gjithashtu, u sekuestruan edhe 4 armë gjahu, 1 armë sportive dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u gjetën gjatë kontrolleve në banesat e këtyre shtetasve.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ju sugjerojmë

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet

2 Korrik, 2025 4:33 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Kronikë

Drejtuesi i monopatinës përplas këmbësorin, përfundojnë të dy në spital

2 Korrik, 2025 4:11 pm
Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin

2 Korrik, 2025 4:05 pm
Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..
Bota

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..

2 Korrik, 2025 3:38 pm
Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym
Aktualitet

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym

2 Korrik, 2025 3:25 pm
Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë
Aktualitet

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

2 Korrik, 2025 3:19 pm
Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve
Aktualitet

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

2 Korrik, 2025 3:03 pm
Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

2 Korrik, 2025 2:46 pm
“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…
Aktualitet

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

2 Korrik, 2025 2:29 pm
“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët
Aktualitet

“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët

2 Korrik, 2025 2:20 pm
Para
Dhunohet drejtori i Postës Shqiptare në Lezhë

Sarandë/“Dua vetëm djalin”, 59-vjeçari qëllon veten me armë gjahu pas sherrit në familje

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtëna me armë në Hollywood, pranë Walk of Fame

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtëna me armë në Hollywood, pranë Walk of Fame

Ftesa e Ramës/ Menduh Thaçi konfirmon për Klan Maqedonia pjesëmarrjen në Tiranë 

Ftesa e Ramës/ Menduh Thaçi konfirmon për Klan Maqedonia pjesëmarrjen në Tiranë 

TE FUNDIT

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet
2 Korrik, 2025

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Qarkun e Fierit, ku nga ky proces pati një ndryshim sa i përket shpërndarjes...

Lexo më shumë

Drejtuesi i monopatinës përplas këmbësorin, përfundojnë të dy në spital

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
2 Korrik, 2025

Një 17 vjeçar në Tiranë që po lëvizte me monopatinë ka përplasur një këmbësor. Për pasojë si këmbësori edhe drejtuesi...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin
2 Korrik, 2025

Rinumërimi në Qarkun e Fierit solli një ndryshim sa i përket shpërndarjes së mandateve brenda Partisë Socialiste. Zegjine Çaushi, kandidatja...

Lexo më shumë

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..
2 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump, i cili ka promovuar atlete, kitara, monedha dhe orë të markës Trump, ka lançuar parfumin nën emrin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com