Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deklaroi se do të nisë këtë vit ndërtimi i një kampusi të ri për Akademinë e Forcave të Armatosura. Peleshi tha se për godinat e para puna do të nisë së shpejti, ndërsa deklaroi se ky kampus do të ndërtohet sipas modelit amerikan të West Point.
Kampusi i ri do të jetë i vendosur pranë Bunkart në një sipërfaqe rreth 40 mijë metër katror./Opinion.al