Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto para nisjes së takimit, me ministrat e kabinetit qeveritar në ambientet e vilës 31 në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” ai shkruan: Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit.
Ky është takimi i parë që kreu i qeverisë bën me kabinetin qeveritar për vitin e ri 2023, ku në fokus është bilanci vjetor dhe detyrat që priten të kenë për 2023.
Ndërkohë pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet vendore të 14 majit.