Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suedia si kryesuese e BE-së do ta ketë prioritet edhe Ballkanin

2023/01/01 at 6:58 PM
në Bota, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Suedia si kryesuese e BE-së do ta ketë prioritet edhe Ballkanin

Në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do t’i zgjasë deri në fund të muajit qershor.


Do të jetë kjo hera e tretë që Suedia do të jetë në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, ajo kishte kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009.

Kryeministri çek, Petr Fiala, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, gjatë një konference shtypi gjatë Samitit të BE-së brenda Komunitetit Politik Evropian, në Kështjellën e Pragës në Pragë, 6 tetor 2022.

 

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, duke folur për prioritetet që do t’i ketë vendi i tij në krye të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2023, tha se do të punojë për një “Evropë më të sigurt, më të lirë dhe më të gjelbër“. Këto tri pika, sipas tij, do të jenë themeli i prioriteteve të Suedisë gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar agresionit të Rusisë në Ukrainë, Kristersson tha se forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së BE-së, si dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të domosdoshëm për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha aspektet.

Në dokumentet që publikoi Presidenca suedeze e BE-së për prioritetet e saj, raportet me Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit përmenden si çështje të rëndësishme në aspektin e sigurisë për tërë Evropën.

“Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e sigurisë, janë të rëndësishme si për këtë rajon, ashtu edhe për Bashkimin Evropian“, thuhet në dokumentet e Presidencës suedeze të BE-së.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin, Gjermani.

Suedia, thonë burimet diplomatike në Bruksel, do të punojë në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje të BE-së, si me ato që janë në procesin e zgjerimit, ashtu dhe me ato që nuk janë të përfshira në këtë proces.

Suedia premtoi se do ta vazhdojë punën e nisur me dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE për Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe me vende të tjera, përfshirë ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Presidenca do të vazhdojë punën pas vendimeve të Këshillit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe ofertën për perspektivë evropiane Gjeorgjisë. Po ashtu do të vazhdojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në prioritetet e Presidencës suedeze.

“E ardhmja e këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre është në Bashkimin Evropian. BE-ja duhet të vazhdojë t’i mbështesë këto vende në përpjekjet e tyre për zbatimin e reformave, që janë pjesë e procesit të integrimit. Reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë kyçe“, thuhet në dokumentet suedeze.

Pritet që Presidenca suedeze të vazhdojë punën edhe rreth dy çështjeve të lidhura me Kosovën. Njëra është përmbyllja formale e vendimit për liberalizimin e vizave, ndërsa tjetra ka të bëjë me shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE.

Sa i përket liberalizimit të vizave, pjesa më e madhe e punës është kryer gjatë kryesimit të Çekisë – është miratuar vendimi nga vendet anëtare në Këshillin Evropian, pastaj është arritur marrëveshja për këtë vendim edhe në Parlamentin Evropian.

Tash vetëm pritet që të aprovohet kjo marrëveshje në Parlamentin Evropian, e më pas edhe një herë në Këshill. Kjo pritet të ndodhë në pjesën e parë të kryesimit të Suedisë me BE-në.

Sipas vendimit për të cilin janë pajtuar vendet anëtare të BE-së, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se data 1 janar e vitit 2024.

Përderisa diplomatët në Bruksel presin që liberalizimi i vizave për Kosovën të jetë një dosje e lehtë për Suedinë, pasi ka mbetur vetëm puna formale dhe nuk ka asnjë pengesë politike, më i vështirë pritet të jetë shqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo kërkesë, sipas rregullave dhe procedurave të BE-së, iu dorëzua Presidencës çeke më 15 dhjetor. Por, Çekia nuk pati mundësi dhe kohë të bëjë asgjë më tepër, pos që t’i njoftojë vendet anëtare për këtë akt.

Tash, dosjen pritet ta marrë përsipër Presidenca suedeze e BE-së, e cila premtoi se do t’i nisë konsultimet me vendet anëtare rreth mundësive për veprime të mëtejme. Problem mbetet fakti se Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë prej 27 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa vendimet në procesin e zgjerimit miratohen me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.

Suedia, tradicionalisht, ka qenë vend që e ka mbështetur fuqishëm procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë ka qenë shtet i hapur edhe për pranimin e imigrantëve. Por, kohëve të fundit, kanë ndodhur ndryshime në skenën politike atje, të cilat, sipas diplomatëve në Bruksel, mund të ndikojnë edhe në sjelljen e Suedisë në BE. Në zgjedhjet e fundit, numrin më të madh të votave e ka fituar partia e ekstremit të djathtë “Demokratët Suedezë”, e cila ka pasur qëndrime kritike ndaj BE-së, e sidomos ndaj politikës së azilit dhe migrimit.

Kjo parti nuk është pjesë e Qeverisë, por ia siguron Qeverisë aktuale të kryeministrit Kristersson shumicën e nevojshme të votave në Parlament – çka e bën këtë Qeveri krejtësisht të varur prej kësaj partie.

Në raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që Suedia ta ketë prioritet edhe bashkëpunimin në fushën e kontrollit të migrimit.

Një ndryshim tjetër që ndodhi në politikën e Suedisë, si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, ishte heqja dorë nga parimi i neutralitetit ushtarak dhe kërkesa për anëtarësim në NATO. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe fqinji i saj, Finlanda.

Suedia, aktivisht, e ka mbështetur edhe misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Në pjesën e dytë të vitit 2023, Suedia do t’ia dorëzojë Spanjës kryesimin e radhës me Këshillin e BE-së./REL



Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit

Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit

“Zot të dua”, fjalët e fundit të Papa Benediktit XVI

"Zot të dua", fjalët e fundit të Papa Benediktit XVI

FMN: 2023 më i vështirë se viti që lamë pas

FMN: 2023 më i vështirë se viti që lamë pas
















TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com