7 persona kanë humbur jetën dhe 5 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, nga shpërthimi i ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit në një restorant në provincën Nazilli, të qytetit Aydin.
Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdağ njoftoi se për incidentin ka nisur një hetim gjyqësor dhe një person që dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin është dërguar në paraburgim.
Ngjarja ndodhi teksa po ndërhyhej në ndërrimin e një tubacion gazi të lokalit. Zjarri pas shpërthimit u shua me shpejtësi, ndërsa raportohet se 2 persona të tjerë, të cilët ndodheshin brenda u hodhën nga kati i dytë i lokalit.