Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin dhe Xi rikonfirmojnë lidhjet e ngushta mes Moskës dhe Pekinit

2022/12/30 at 4:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin dhe Xi rikonfirmojnë lidhjet e ngushta mes Moskës dhe Pekinit

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, 10 muaj pasi Moska filloi agresionin ndaj Ukrainës. Ata biseduan në një videokonferencë të premten, gjatë së cilës nuk i përmendën drejtpërdrejt luftimet në Ukrainë. Por dy presidentët përshëndetën forcimin e lidhjeve midis Moskës dhe Pekinit.


Presidentët Putin dhe Xi folën për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mes atyre që ata i quajtën “tensione gjeopolitike” dhe një “situatë të vështirë ndërkombëtare”.

“Përballë rritjes së tensionit gjeopolitik, rëndësia e partneritetit strategjik ruso-kinez po bëhet një faktor stabilizues. Marrëdhëniet tona u kanë bërë ballë të gjitha sfidave me dinjitet, tregojnë pjekuri dhe stabilitet dhe vazhdojnë të zgjerohen në mënyrë dinamike. Këto lidhje janë më të ngushtat në histori, ato përfaqësojnë një model bashkëpunimi mes fuqive të mëdha në shekullin e 21-të”, tha presidenti rus.

Udhëheqësi rus tha se pret që zoti Xi të vizitojë Moskën në pranverë. Një udhëtim i tillë “do t’i tregonte gjithë botës forcën e lidhjeve ruso-kineze për çështje kyçe, e do të shndërrohej në ngjarjen kryesore politike të vitit në marrëdhëniet dypalëshe”, tha ai.

Zoti Putin vuri në dukje gjithashtu se bashkëpunimi ushtarak ka një “vend të veçantë” në marrëdhëniet e dy vendeve dhe se Kremlini “synonte të forconte bashkëpunimin midis forcave të armatosura të Rusisë dhe Kinës.” Javën e kaluar, Moska dhe Pekini zhvilluan stërvitje të përbashkëta në Detin e Kinës Lindore.

“Pavarësisht situatës së jashtme jo të favorshme, kufizimeve të paligjshme dhe shantazheve të drejtpërdrejta nga disa vende perëndimore, Rusia dhe Kina arritën të sigurojnë ritme të larta rritjeje rekord të tregtisë së ndërsjellë”.

Perëndimi ka vendosur sanksione dhe ka marrë masa të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë, në përgjigje të agresionit ndaj Ukrainës që aleatët e Kievit thonë se është i pajustifikuar.

Edhe zoti Xi tha se Pekini është i gatshëm të forcojë lidhjet me Moskën.

“Përballë një situate ndërkombëtare të vështirë dhe të ndërlikuar, ne jemi të gatshëm të rrisim bashkëpunimin strategjik me Rusinë, t’i ofrojmë njëri-tjetrit mundësi zhvillimi, të jemi partnerë globalë për të mirën e popujve dhe vendeve tona dhe në interes të stabilitetit në mbarë botën”, tha presidenti kinez.

Lidhjet midis Moskës dhe Pekinit janë forcuar që kur filloi agresioni rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Kina ka refuzuar në mënyrë të prerë të kritikojë veprimet e Moskës në Ukrainë, duke fajësuar SHBA-të dhe NATO-n për provokim ndaj Kremlinit, si dhe ka kritikuar sanksionet ndëshkuese të vendosura ndaj Moskës.

Rusia, nga ana tjetër, e ka mbështetur fuqishëm Kinën mes tensioneve me SHBA-të mbi Tajvanin.

Por të dyja vendet po përballen me vështirësi të brendshme. Zoti Putin po përpiqet të ruajë mbështetjen brenda vendit, për një luftë që po zgjat më shumë nga sa e kishte parashikuar, ndërsa Kina po përballet me një rritje të rasteve me COVID-19, që ka shkaktuar vështirësi të mëdha në sistemin shëndetësor të vendit./ VOA



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Rama: Ambicia jonë që Durrësi të jetë nyja e qarkullimit tregtar me Perëndimin

Kush përfiton? Rama: 20 mijë lekë për ushtarët

COVID-19 në Shqipëri/ 216 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 30 raste të reja, asnjë humbje jete

Alibeaj: Berisha mban peng opozitën me metoda komuniste, vjetërsirë tranzicioni

Alibeaj: Berisha mban peng opozitën me metoda komuniste, vjetërsirë tranzicioni
















TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com